Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot festojmë Ditën Ndërkombëtare të Jogës

Foto: EPA/BGNES

Sot, 21 qershor, është Dita Ndërkombëtare e Jogës. Me këtë rast, në hollin e Shkollës së Lartë të Menaxhimit në qytetin Dobriç nga ora 10:00-11:00 do të bëhet demonstrimi i ushtrimeve joga. Iniciativa për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Jogës në kampus është e studentëve indianë nga National Forensic Sciences University në Guxhgarat, Indi, të cilët po bëjnë studime në kuadrin e programit veror të Shkollës së Lartë të Menaxhimit.

Dy instruktorë do të demonstrojnë live zbatimin e saktë të ushtrimeve të jogës. Disa nga pjesëmarrësit do të jenë studentë të programit FRIENDS. Ata përfaqësojnë 11 universitete në Mbretërinë e Butanit, Kamboxhia, Malajzi, Tajlandë dhe Filipine. Organizatorët ftojnë të gjithë dashamirët e jogës për të marrë pjesë në demonstrimet ndërkombëtare të jogës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenca: Fjalët e të akuzuarve për spiunazh janë një manipulim absurd

Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë po aq absurde sa edhe abuzimi manipulues i tyre, thuhet në një pozitë të administratës..

botuar më 25-01-31 12.11.MD

“Vëzrazhdane” kërkon që qeveria të ndërpresë bashkëpunimin me OBSH-në

Partia “Vëzrazhdane” paraqiti një projekt-rezolutë për tërheqjen nga marrëveshja me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njoftoi grupi parlamentar. Ata kërkojnë që qeveria të ndërpresë Marrëveshjen Themelore me OBSH-në për marrëdhënie..

botuar më 25-01-31 11.58.PD

Qyteti bullgar Pavell Banja pret Konferencën Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë

Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..

botuar më 25-01-31 6.10.PD