Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti dështoi tri herë për të arritur kuorumin për të zgjedhur kryetarin e ri të Parlamentit

Foto: BGNES

Ne nuk do të propozojmë një kryetar të ri të parlamentit. Le ta bëjë këtë forca e dytë politike dhe mbështetësit e tyre të bëjnë një propozim, tha për BNT Andrej Gjurov, kreu i grupit parlamentar të partisë në pushtet "Po e vazhdojmë ndryshimin". Partia Socialiste Bullgare (BSP) në pushtet nuk do të shpallë gjithashtu një kandidat të vet, shtoi deputeti Georgi Svilenski për BNT. GERB-SDS nuk do të ketë një propozim për kryetar të Parlamenti, tha për bTV Radomir Çolakov, një anëtar i forcës kryesore të opozitës. Kryetarja e dy ish-parlamenteve, Iva Miteva e partisë në largim "Ka një popull të tillë" (ITN), tha për BNR se "derisa situata të qetësohet", parlamenti 7-partiak nuk do të propozojë një kryetar të ri. Parlamenti nuk arriti as të mblidhte një kuorum deri në orën 10 të mëngjesit të 22 qershorit për të filluar seancat plenare.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD