Më 22 qershor në orën 6:05 të mëngjesit, njësia e pestë e centralit atomik “Kozlloduj” u mbyll nga sistemi energjetik i vendit për shkak të një mosfunksionimi në sistemin e ngacmimit të gjeneratorit dhe aktivizimit të mbrojtjes elektrike në pjesën konvencionale, jo bërthamore, bëri të ditur qendra e shtypit e centralit.
Reaktori u mbyll kur u aktivizua mbrojtja emergjente. Të gjitha sistemet e njësisë aktivizohen në përputhje me algoritmet e projektimit. Agjencia Rregullatore Bërthamore është njoftuar menjëherë për rastin. Nuk ka asnjë ndryshim të situatës radioaktive në zonë. Njësia 5 u përfshi në sistemin energjetik të vendit në fund të majit pas riparimeve të planifikuara dhe furnizimit me karburant.Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në..