Qeveria miratoi ndryshimet në Urdhëresën e Pranimit të Studentëve. Ata do të lehtësojnë të huajt që të aplikojnë në universitetet bullgare.
Nuk kërkohet më paraqitja e një certifikate mjekësore, e cila krijonte pengesa për të rinjtë nga jashtë. Është thjeshtuar edhe procedura e pajisjes me kopje të diplomës së shkollës së mesme.
Më vete, shkollat e arsimit të lartë duhet të japin informacion paraprak për lëndët që formojnë vlerësimin e përgjithshëm dhe provimet pranuese në çdo specialitet. Ndryshimi do ta bëjë më të lehtë për studentët e ardhshëm dhe do t'u japë atyre më shumë kohë për të zgjedhur specialitetin.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..