Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jemi para një vale të re të Covid-it

Angell Kunçev
Foto: BGNES

Tashmë jemi para një vale të re të Covid-19 dhe për dy-tre javë do të ketë rritje të numrit të të infektuarve rishtas, njoftoi për Nova Tv inspektori shtetëror shëndetësor, Doc. Angjell Kunçev. Ai shënoi si arsye të rritjes së pritshme bullgarët e shumtë që pushojnë në Greqi, ku ka një rritje të ndjeshme të rasteve dhe të numrit të pacientëve në spitale. Sipas inspektorit shëndetësor, shumica e të prekurve nuk do të kenë nevojë për trajtim spitalor.

“Shtami është ende Omicron, edhe pse me disa varietete. Megjithatë, ne kemi frikë nga shfaqja e një shtami të ri në vjeshtë, për të cilin nuk do të kemi imunitet të vazhdueshëm”, shtoi ai.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..

botuar më 25-06-20 7.40.MD

Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë mori dritën jeshile nga ECOFIN

Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..

botuar më 25-06-20 5.41.MD

Ligj i ri rregullon tregun e kriptoaktiveve në Bullgari

Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..

botuar më 25-06-20 5.32.MD