Në një seancë të mbyllur, Kuvendi Popullor dëgjoi Kryeministrin e dorëhequr Kirill Petkov dhe shefat e shërbimeve të specializuara të sigurisë në lidhje me dëbimin e 70 diplomatëve rusë nga vendi ynë. Petkov u raportoi deputetëve se masa ishte rezultat i një procesi të gjatë, i cili filloi në mars të këtij viti, në të cilin morën pjesë shërbimet. “Ideja se ky është një vendim i një njeriu ishte një tjetër përpjekje për manovra politike”, u tha gazetarëve kryeministri i dorëhequr.
Sipas Desisllava Atanasova nga GERB, Kirill Petkov u përpoq të fshihej pas “disa raporteve dhe punonjësve të Ministrisë së Jashtme”. Sipas saj, për askënd në seancë plenare nuk u bë e qartë se si u mor vendimi.
I ngjashëm ishte reagimi i liderit të partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, sipas të cilit deputetët nuk kanë dëgjuar asgjë konkrete.
“Unë personalisht pashë një punë të kryer mirë”, komentoi Hristo Ivanov nga koalicioni bashkëqeverisës “Bullgaria Demokratike”. “U bë e qartë se ky informacion ishte dërguar në Ministrinë e Jashtme dhe ky është institucioni që sipas praktikës normale diplomatike e mori këtë vendim”, shtoi Ivanov.
BSP, partia tjetër në pushtet, nuk pranoi të komentojë mbi seancën, e cila u zhvillua me kërkesën e tyre. Më herët sot, megjithatë, udhëheqësja Kornelija Ninova e përshkroi vendimin e dëbimit si një akt i paprecedentë në historinë diplomatike bullgare, i cili është në prag të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.
Lidhur me këto zhvillime, Ambasadorja e Federatës Ruse në Bullgari, Eleonora Mitrofanova bëri një adresë të jashtëzakonshme video në Facebook, në të cilën deklaroi se Qeveria e Federatës Ruse rezervon të drejtën për një përgjigje reciproke, ndoshta asimetrike: “Është shumë për të ardhur keq që qeveria bullgare po përpiqet në një mënyrë të tillë të na fut në grindje me popullin bullgar. Nuk mendoj se kjo mund të ndodhë”, shtoi Mitrofanova.
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..
Kryebashkiaku i pavarur i Bukureshtit është Presidenti i ri i Rumanisë Nikuşor Dan fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në..