Ambasadorja ruse në Bullgari Eleonora Mitrofanova i ka dorëzuar një notë verbale Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, në të cilën kërkon që deri në orën 12:00 të datës 1 korrik, të tërhiqen notat për nëpunësit e përfaqësive diplomatike ruse që u shpallën persona “non grata”. Në rast të kundërt, “çështja e mbylljes së Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Bullgarisë do të ngrihet menjëherë para udhëheqjes ruse”.
Në përgjigje, kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov këshilloi Federatën Ruse të tërheqë notën. “Edhe pse prezenca bullgare në Ambasadën tonë në Rusi numëron vetëm 12 persona, Ambasada Ruse në Bullgari do të ketë mundësinë të mbajë 43 punonjës të saj sipas vendimit të marrë dje nga qeveria bullgare”, tha ai. Kirill Petkov shprehu gjithashtu bindjen se marrëdhëniet bullgaro-ruse mund të vazhdojnë të zhvillohen në fusha me interes të përbashkët, duke respektuar vlerat e rëndësishme për secilin nga vendet tona.
Ndërkohë, Ambasadorja Eleonora Mitrofanova tha për BNT se Moska po shqyrton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Bullgarinë për shkak të skandalit me 70 diplomatët rusë të dëbuar. Sipas saj, Rusia i cilëson veprimet e qeverisë bullgare si të paprecedentë.Bullgaria po bën përparimin e nevojshëm drejt adoptimit të euros, sipas përfaqësuesve të institucioneve evropiane, me të cilët u takua ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Kjo do t'i lejojë asaj të kërkojë raporte të jashtëzakonshme të konvergjencës..
Ditën e martë në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull, ose vranësira të ulëta me shtresa vende-vende në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në Sofje do të jenë rreth minus 3°. Gjatë ditës në vend do të ketë..
Në një ceremoni zyrtare më 21 janar, klouni i parë i argjendtë do t'i dorëzohet Treshes Ticiano, Mari dhe Natali Ballkanski për aktin e tyre të patinazhit në edicionin e 12-të të New Generation, pjesë e Festivalit të 47-të prestigjioz Botëror të..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni,..