Shkrimtari Georgi Gospodinov prezantoi në qytetin Burgas një nga veprat e tij më pak të njohura me titull “Në të çarat e kanunit”. I ndarë në dy pjesë, libri zbërthen disa nga veprat më pak të njohura të klasikëve bullgarë si Hristo Botev, Pejo Javorov dhe Nikolla Vapcarov. Pjesën e dytë autori ia kushton temave të trishtimit, kujtimeve, kujtesës. Ishin ata që e provokuan të shqyrtonte me hollësi kartëmonedhat e fundit bullgare që janë ende në qarkullim. Puna e tij është e jashtëzakonshme, pasi shkrimtari arrin të studiojë mesazhin e teksteve të përjetësuara në kartëmonedhat dhe shpjegon pse janë zgjedhur ato.
“Secili prej nesh mban në xhepin e tij një antologji, e cila, mjerisht, është më e rralla dhe më pak e lexuara” – tha Georgi Gospodinov.Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..