Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vera shqiptare – një urë lidhëse mes dy popujve tanë, pse jo?

13
Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari organizoi në Kopshtin Botanik të Universitetit në Sofje aktivitetin e parë kushtuar degustimit të verërave shqiptare në Bullgari - një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar dy popujt tanë.

Në këtë aktivitet u prezantuan kantinat e verës nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë, verërat e të cilave janë një përzierje e varieteteve autoktone të rrushit. Të ftuarit patën kënaqësinë të shijojnë edhe raki të mrekullueshme shqiptare.

Shqipëria ka shumë varietete autoktone rrushi dhe vreshtat e saj mbulojnë më shumë se 10 000 hektarë. Vendi i Shqiponjave mund të mburret me një traditë mijëravjeçare të prodhimit të verës, duke e bërë atë një nga vendet më të vjetra prodhuese të verës në Evropë.

Shqipëria mund të ndahet në 4 rajone të verërave, të cilat përcaktohen kryesisht nga lartësia e tyre. Që nga viti 2000, prodhimi i rrushit në vend është rritur konsiderueshëm, si dhe sipërfaqja e vreshtave.

Ka një potencial për zëvendësimin e importit në sektorin e verës në Shqipëri, por ka edhe një potencial për rritjen e eksporteve, u theksua në eventin e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Sofje - një mundësi vërtet e mrekullueshme për të njohur më mirë kulturën shqiptare në vendin tonë.

Informacioni është dhënë nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari.

Përpiloi: Vesella Mançeva

Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ruan pozitat e tij në renditjen Impact Rankings 2025

Në renditjen e publikuar më 18 qershor ngaRenditja e Ndikimit 2025 nga Times Higher Education ( Impact Rankings 2025 e Times Higher Education), për të gjashtin vit radhazi, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" është i renditur në vendet nga..

botuar më 25-06-18 12.14.MD

Mbi 5 mijë bullgarë të papunë kanë filluar punë sezonale në Evropë që nga fillimi i vitit

Punësimet në sektorin e shërbimeve po rriten, ndërsa po ulet kërkesa për fuqi punëtore në sektorët tradicionalisht më të përfaqësuar te ne si ai agrar dhe industrial. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave (IKS) tregojnë këtë prirje,..

botuar më 25-06-18 7.00.PD

"Bulgaria Wants You" dhe nevoja emocionale e bullgarëve për t'u kthyer në atdhe

Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..

botuar më 25-06-17 8.05.MD