Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blihet vetëm ajo që kërkohet dhe vetëm ajo që ofrohet

Kreu i forcës kryesore opozitare GERB, Bojko Borisov, paralajmëroi se po u bëhet presion deputetëve për të munguar në sallë gjatë votimit të kabinetit të ri me mandatin e "Po e vazhdojmë ndryshimin". Qeveritarët ofrojnë jo vetëm "shuma kolosale", por edhe "pagesë në bitcoin", njoftoi Borisov në një konferencë. Ai theksoi se një deputet përfaqëson rreth 10 mijë votues dhe pasi blerja dhe shitja e votave gjatë zgjedhjeve është e ndaluar, blerja e deputetëve gjithashtu duhet parandaluar.

Më pas, para bTV-së, deputeti i GERB-it dhe ish-Ministër i Energjetikës, Deljan Dobrev, deklaroi se nuk ka fakte të cilat të vërtetojnë blerjen e deputetëve duke u ofruar poste dhe bitcoin, por përhapen thashetheme të tilla në godinën e Parlamentit.

U bë e qartë gjithashtu se përfaqësues të koalicionit qeverisës kanë kontaktuar me tre deputetë të “Vëzrazhdane”. Kryetari i partisë Kostadin Kostadinov, deklaroi në një konferencë për media se u janë ofruar forma të ndryshme të stimulimeve për të mbështetur kabinetin e kandidatit për kryeministër Asen Vasilev.

Ministri i inovacioneve në dorëheqje Daniel Lorer, mohoi kategorikisht para bTV se janë blerë deputetë.

"Sigurisht që ne nuk blejmë deputetë, ndërgjegje dhe njerëz. Ata që ankohen e dinë se si bëhen këto gjëra. Për ne Parlamenti nuk është një dyqan", theksoi Lorer.

Por dyshimet për pazare në prapaskenë po mbeten. Kryeministri i dorëhequr Kirill Petkov ripohoi se "Po e vazhdojmë ndryshimin", "Bullgaria Demokratike" dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP) po vazhdojnë bisedimet me deputetët që duan të shohin programin politik të kabinetit të mundshëm të ardhshëm të tre formacioneve.

“Në fakt, disa njerëz duhet të vendosin se kujt do t'i jenë besnikë - partisë dhe liderit të tyre, i cili për mendimin tim nuk e zbatoi premtimin e tij ndaj popullit, apo ndaj të gjithë neve – që të kemi përgjegjësi ndaj Bullgarisë dhe të kemi shansin për të mos hyrë në një krizë politike.”

Kryetari i grupit parlamentar të "Ka një popull të tillë" (ITN) Toshko Jordanov u ankua se pushtetarët po vazhdojmë t’u telefonojnë njerëzve të tyre, madje vëllezërve dhe fëmijëve të tyre.

Në nenin 67 të Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë është shkruar se “Përfaqësuesit e popullit përfaqësojnë jo vetëm votuesit e tyre, por edhe të gjithë kombin. Lidhja me një mandat të detyrueshëm është e pavlefshme. Përfaqësuesit e popullit veprojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në përputhje me ndërgjegjen dhe bindjet e tyre”.

Nocioni "ndërgjegje" është një kategori morale dhe etike që lidhet me vetëdijen e njëfarë faji dhe gjithmonë është shkaktuar nga ndonjë gabim. Por nëse është e vërtetë që ndaj deputetëve ushtrohet presion në vendin e tyre të punës, atëherë duhet të aplikohet Direktiva 89/391/EEG e Komisionit Evropian që garanton mbrojtjen e punëtorëve. Sipas dokumentit në fjalë, "punëdhënësit janë të detyruar dhe përgjegjës për të siguruar një mjedis të sigurt pune dhe punëtorët nuk duhet dëmtuar mendërisht ose fizikisht në vendin e punës”.

Lidhur me këtë çdo deputet që ka ndier presion, mund të kërkojë mbrojtje. Tani për tani nuk ka sinjale të dërguara. Për më tepër, në momentin që deputeti e fillon procedurën, mandati i Legjislaturës së tanishme të Kuvendit Popullor mund të përfundojë. Nëse kjo do të ndodhë së shpejti, do ta dimë më 12 korrik kur “Po e vazhdojmë ndryshimin ose do të kenë një shumicë prej më shumë se 121 deputetësh për të emëruar një kabinet të ri, ose do të kthejnë mandatin për të formuar qeverinë.

Në fund të fundit, edhe partia në pushtet, edhe opozita janë të arsimuar mirë në fushën e ekonomisë së tregut dhe e dinë shumë mirë se blihet vetëm ajo që kërkohet dhe vetëm ajo që ofrohet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD