Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov, tha për Nova News se pjesa për termocentralet e qymyrit në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të rinegociohet. Ai deklaroi se nuk ndan mendimin e kolegut të tij nga Konfederata e Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov, se plani është i “dëmshëm” për vendin. Por ai ishte kategorik se, “Në kushtet e një krize energjetike, kur Gjermania rihap fabrikat e saj të qymyrit, ne nuk duhet ta mbyllim. Domethënë ka elemente që nuk janë të negociuara siç duhet dhe mund dhe duhet të rinegociohen”, shtoi sindikalisti.
Aktualisht termocentralet me linjit sigurojnë rreth 40 për qind të energjisë elektrike të vendit.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets -..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut..