Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë zgjedhin universitetet e huaja sepse nuk besojnë te realizimi në vendin tonë

Foto: arkiv

Rezultatet e dobëta të vlerësimit të jashtëm kombëtar të nxënësve nxorën në pah problemin themelor të cilësisë së arsimit bullgar. Vunë dhe një sërë pyetjesh-me çfarë njohurish dhe aftësish diplomohen të diplomuarit;a janë ata në gjendje të përmbushin kriteret e tregut të punës gjithnjë e më kërkues dhe konkurrues globalisht; cili është shkaku që më studiozët ndër ta të zgjedhin universitetet perëndimore; çfarë mund t'u ofrojë mjedisi vendas atyre në mënyrë që ata të kthehen dhe të zbatojnë dhe të përdorin në praktikë atë që kanë mësuar këtu?

Edhe pse tingëllon paradoksale, dija në shoqërinë moderne nuk është më një vlerë e padiskutueshme, thotë profesori Todor Galunov, profesor i shkencave politike në Universitetin e Veliko Tërnovos. Sipas tij ky është një nga shkaqet për prezantimin jo të mirë të nxënësve bullgar.

“Ngjan sikurse diploma u bë më e rëndësishme sesa vet dija-deklaron ai. Kurse dija u s’postua nga biblioteka drejt kësaj e cila grumbullohet  në rrjetet sociale. Sot, fëmijët lexojnë më shumë informacion në facebook, në fushën e gjerë të internetit, por vështirë nxjerrin ato akumulime dijesh që kishin gjeneratat e mëparshme.Por kjo nuk është për t'u habitur, pasi sistemi i vlerave ka ndryshuar shumë.”


Sipas Rajana Mihajllovës, mësuese në gjuhën dhe letërsinë bullgare në gjimnazin matematikor në qytetin Vidin, një nga problemet e mëdha arsimore është se po pakësohet interesi ndaj leximit.  

“Ky është mendimi i të gjithë kolegëve - është kategorike ajo. Internet hapësira na jep një informacion jashtëzakonisht të shumtë dhe shumë lehtë të pranishëm dhe nxënësit mashtrohen. Disi më lehtë shikojnë mbi situatën, më lehtë e kanë për të kopjuar, tek ta mungoni interesi për të lexuar. Nëse bëjmë një studim social  sa prej tyre kanë nxjerrë një kartë për në bibliotekë, rezultati do të jetë shkatërrues. Letërsia e thelluar është e mërzitshme për ta, sepse ata preferojnë letërsinë argëtuese ku ka më shumë "veprime".Pra, ka një lloj zbrazëtie, një boshllëk që ne nuk e kemi identifikuar ende.”

Një faktor tjetër de motivues është se, arsimi i mirë nuk garanton një vend pune përkatës të kualifikimit të fituar . “Në Bullgari kuadrot e larta të kualifikuara vështirë rregullohen”, nënvizon profesori Todor Galunov.

Të rinjtë nuk besojnë se, me dijet e grumbulluara mund të realizohen këtu, prandaj dhe drejtimi i ëndërruar prej tyre është i drejtuar drejt Perëndimit. Një prej tyre është Radina Kirillova - një nxënëse e shkëlqyer e gjimnazit me mësim të gjuhëve të huaja në qytetin Vidin, e cila vet përcaktohet si një “qytetare e botës”.

“Dilema ima e madhe ishte universiteti “Erazëm” në Roterdam ose Universiteti Amerikan në qytetin Bllagoevgrad - tregon ajo. Kisha rënë në një dashuri aq të madhe me programet e Universitetit Amerikan saqë nëse ai gjendej jashtë shtetit, unë do të shkoja në të. Por, zgjodha tëmësoj media dhe komunikim në Holandë, që të mund të ve veten në një vend të vështirë, të njihem me njerëz nga e gjithë bota dhe të mund të ndiej këtë standard ndërkombëtar. Në gjimnaz kisha projekte të shumta, mbi të cilat isha jashtë-kryesisht në Perëndim. Po, unë e dua shumë atdheun tim, por, ndihem shumë mirë dhe në vende të tjera, pavarësisht se në një mënyrë shumë më të ndryshme.”

Viktoria Simeonova po kështu përfundon gjimnazin e gjuhëve të huaja në qytetin Vidin, por në ndryshim nga Radina ka vendosur të vazhdojë arsimin e vet tek ne. “Mësimdhënia jashtë shtetit mund të jetë dhe pak më e cilësishme dhe realizimi të jetë më i madh, por nëse njeriu do, ai dhe këtu mund të rregullohet”, shënon ajo. Dhe ve në dukje dobësi të shumta me të cilat është ndeshur në klasë.  

“Arsimi bullgar është për një remont, sepse praktikat, të cilat aplikohen në shkollë, nuk janë të përshtatura me realitetin - thotë Viktoria. Njerëzit të cilët i krijojnë programet mësimore, nuk kanë një prani deri tek nxënësit, deri tek ajo që ndodh në klasat e mësimit. Klasa jonë qe në bazë të një programi të ri dhe rezultatet janë kaq keq, saqë shtetit duhet ti ndrisë një llambë e kuqe, nëse nuk do që të humbasë shumë nga kuadrot e veta të ardhshme, të cilët thjesht  do të zgjedhin të vazhdojnë arsimin e vet në një vend tjetër. Shumë nga vërsnikët e mi me një kapacitet të lartë preferojnë të ikin , sepse aty çdo gjë është shumë më e ndryshme.” 

Një e vërtetë tepër banale është se, arsimi me cilësi po kthehet në një trampolinë drejt prosperitetit të një shteti. Kurse prej prioriteteve të tij varet dhe e ardhmja.

Përpiloi: Diana Cankova / në bazë të një reportazhi të Viktoria Topallska nga BNR-Vidin/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD