Vepra të paparaqitura nga koleksioni i Akademikut Svetlin Rusev, dhuruara qytetit të tij të lindjes Pleven, prezantohen në galerinë e artit me emrin e tij në qytet. Në këtë mënyrë shënohen 38 vjet nga hapja zyrtare e ekspozitës së përhershme. Akademiku Svetlin Rusev është një artist me famë botërore. Tablotë e tij të mrekullueshme kënaqin njohësit në të gjitha kontinentet. Gjatë jetës së tij, ai ishte gjithashtu një nga koleksionistët më të mëdhenj të artit në Bullgari. Dhe një nga donatorët më bujarë.Në vitin 1984, Akademiku Rusev i dhuroi vendlindjes së tij 322 vepra arti - piktura dhe skulptura - nga koleksioni i tij personal. Komuna e Plevenit siguroi ambientet më të përshtatshme për dhurimin e tij - objektin unik të banjës së dikurshme të qytetit, e cila është një monument arkitektonik i kulturës. Ajo është me rëndësi kombëtare dhe është vepër e themeluesit të arkitekturës moderne bullgare, Nikolla Llazarov (1870 – 1942).
Në vitin 1999, Svetlin Rusev i shtoi donacionit edhe 82 vepra grafike të tjera - printime të Rilindjes Bullgare, vepra nga mjeshtër bashkëkohorë vendas të vizatimit dhe grafikës dhe mjeshtërve evropianë, kubanë, rusë dhe meksikanë nga shekujt 18-20, duke përfshirë Delacroix, Goya, Jean-François Millet, Käthe Kollwitz, Chagall, Salvador Dali, Picasso, Rodin, Degas, Renoir...
Ekspozita në Pleven sot përmban 415 vepra të dhuruara - shembuj të artit bullgar nga Rilindja, që përfaqësojnë etapat e zhvillimit të tij deri në ditët e sotme. Vizitorët janë gjithashtu të impresionuar nga prania e skulpturave të krishtera indiane dhe figurave dhe maskave rituale afrikane.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..