Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

23 viktima pas sulmit me raketa ruse në qytetin ukrainas Vinica

Foto: EPA/BGNES

Të paktën 23 persona, përfshirë katër fëmijë, vdiqën pas sulmit me raketa ruse në Vinica në Ukrainën qendrore dhe më shumë se 100 u plagosën rëndë, bëri të ditur Associated Press. Sipas autoriteteve në Kiev, granatimet ishin shënjestruar sepse qyteti është larg vijës së frontit. “Raketat ruse goditën Vinica - një qytet i zakonshëm paqësor. Ky është një akt i terrorit”, tha Presidenti Vollodimir Zelenski në një fjalim para pjesëmarrësve të një konference në Hagë mbi krimet e luftës të Rusisë dhe bëri thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare.

45 vende nënshkruan në Hagë - selinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale - një deklaratë politike për hetimin e përbashkët të krimeve të luftës në Ukrainë, njoftoi Reuters. Ata gjithashtu premtuan se do të ndajnë 20 milionë euro për të mbështetur punën e gjykatës, zyrës së kryeprokurorit në Ukrainë dhe Kombeve të Bashkuara.

Autoritetet e emëruara nga Moska në rajonin Zaporozhie, i cili është pjesërisht i pushtuar nga ushtria ruse, njoftuan se do të mbajnë një referendum për bashkimin me Rusinë në shtator, raportoi AFP. Autoritetet pushtuese në rajonin fqinj Herson po planifikojnë gjithashtu një referendum për bashkimin me Rusinë më vonë gjatë vitit, njoftoi Reuters.

Komisioni Evropian pritet t’u bëjë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të vendosin masa për kursimin e energjisë për shkak të krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë, informon France Press. Ndërkohë, drejtori i Shell, Ben van Buurden paralajmëroi se një ndalim i plotë i eksporteve të gazit rus në Evropë nuk përjashtohet, njoftoi Financial Times. “Ne do të përballemi me një dimër vërtet të ashpër në Evropë”, tha ai në një konferencë energjetike në Oksford.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 marsin 2025

Paraditen e së enjtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe pellgje. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe pothuajse i qetë,..

botuar më 25-03-05 7.35.MD
Deljan Peevski

Deljan Peevski nga DPS – Fillimi i Ri u shpall kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e shtetitë "Të gjitha paratë duhet të shkojnë për qytetarët bullgarë, gjithçka duhet të jetë brenda për..

botuar më 25-03-05 6.27.MD

Bojko Borisov: Shumica në pushtet nuk është aspak e qëndrueshme

Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të Grupit Parlamentar "Demokraci, të Drejta dhe Liri - DPS" Xhevdet Çakarov se partia e tij mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për shumicën në parlament, kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi sot se..

botuar më 25-03-05 4.02.MD