Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shënon ditëlindjen e revolucionarit Vasill Levski

Foto: arkiv

Me qindra veprimtari në mbarë vendin po shënohet 185-vjetori i lindjes së revolucionarit bullgar Vasill Levsk. Qendra e festimeve është vendlindja e Apostullit të Lirisë - Karllovo. Në kishën “Shën Nikolla” u mbajt një liturgji.

Më pas në varrin e nënës së heroit, Gina Kunçeva, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora dhe lule.

Qyteti Karllovo mirëpret edhe pjesëmarrësit e marshimit kombëtar “Në gjurmët e Apostullit”, të cilët ditët e fundit brodhën shtigje të ndryshme në malin Stara Pllanina, që lidhen me veprën e bullgarit të madh.

Në orën 21:00, flamuri i Komitetit Revolucionar të Karllovo do të mbahet me nderime ushtarake. Në sheshin “Vasil Levski” do të ketë një miting solemn me fishekzjarri me pjesëmarrjen e Presidentit Rumen Radev. Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt nga BNR.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Numërimi paralel i Gallup: 8 parti me siguri do të hyjnë në Parlamentin e 51-të

Të dhënat nga numërimi paralel me 80% zbatim të kampionit të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, partner i BNR-së në mbulimin e zgjedhjeve, tregojnë se 8 parti dhe koalicione hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare, një është në..

botuar më 24-10-27 10.24.MD

Gallup: GERB fiton me 25%, 8 parti janë të sigurta në parlamentin e ri, 1 është në prag

Rezultatet e exit poll-it të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkans”, partner i BNR-së në mbulimin e votave, tregojnë se 8 parti dhe koalicione janë të sigurta për të hyrë në Asamblenë e 51-të Kombëtare, njëra e kalon barrierën prej..

rinovuar më 24-10-27 8.38.MD

“Trend” dhe “Alpha Research”: 7 parti hyjnë me siguri në parlamentin e ri, 2 janë në prag

Të dhënat e para nga exit poll-i i agjencisë sociologjike “Trend” , të njoftuara në eterin e Nova TV, tregojnë 7 parti që do të hyjnë me siguri në Asamblenë e re të 51-të Kombëtare: GERB-SDS - 26,1%, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria..

botuar më 24-10-27 8.26.MD