Nuk ka absolutisht asnjë rrezik as për transportin detar, as për turizmin dhe turistët përgjatë bregut bullgar të Detit të Zi. Këtë e deklaroi për BNT Ministri i dorëhequr i Mbrojtjes Dragomir Zakov. Turistët mund të shfrytëzojnë plazhet bullgare. Mbetjet e vendeve ushtarake dalin në sipërfaqe për shkak të luftës në Ukrainë, por deti po monitorohet dhe po i reagohet menjëherë, tha Zakov.
Pavarësisht luftimeve të përditshme në Donbas, ku janë përqendruar 60 për qind e forcave ushtarake ruse, nuk ka përparim të dukshëm të ofensivës ruse atje. Pas shkatërrimit të tri urave kryesore që çojnë në Herson dhe prerjes së linjës hekurudhore në qytet, forcat ukrainase po përpiqen të përparojnë drejt qendrës rajonale, njoftoi Instituti për Studimin e Luftës me qendër në SHBA - ISW.
Në Egjipt, Ministri i Jashtëm rus Sergej Llavrov fajësoi sërish Perëndimin për krizën ushqimore dhe pezullimin e eksporteve të grurit nga Ukraina dhe Rusia. Në mënyrë që të nisin eksportet nga Ukraina, Lavrov kërkoi që Perëndimi të heqë sanksionet kundër anijeve ruse. Ai theksoi se sipas marrëveshjes së Stambollit, çdo anije ukrainase që lundron në Detin e Zi duhet të shoqërohet nga një anije ruse, turke dhe një anije e vendit të tretë. Lavrov nuk saktësoi se për cilin shtet bëhet fjalë.
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të tij nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Spitali do të ketë 16 reparte me 147 shtretër dhe do t'u..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Para mesditës do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë. Pas mesditës do të përhapen re me shi. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra të..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në..