Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendbanimi antik Aqua Calide pranë Burgasit zbulon sekretet e veta

Foto: burgas.bg

Një pjesë e një kanali të hershëm romak të shekullit të I u zbulua gjatë gërmimeve të një banje romake në territorin e vendbanimit antik të Akve Kalide gjatë sezonit aktual arkeologjik.U gjetën gjithashtu struktura nga dhoma mesjetare të suvatuara me horasan dhe baltë, si dhe një pjesë e një muri mesjetar, raportuan nga Muzeu Historik Rajonal në Burgas.

Gjatë eksplorimit të zonës pranë qytetit bregdetar të Detit të Zi, u gjetën edhe monedha të vjetra, kryesisht të shekullit të IV, vula mesjetare të shekullit të XI, si dhe sasi të mëdha qeramike artistike të shekujve XII-XIII. Përpara disa ditëve, arkeologët janë ndeshur me një gjetje unike. Bëhet fjalë për një altar krejtësisht të ruajtur me një mbishkrim mjaft interesant në latinisht nga shekulli i II pas lindjes së Krishtit.  Prej tij mësojmë se është ngritur në shenjë të falënderimit ndaj nimfave (mbrojtëse të burimeve dhe dhuruese të shëndetit) me një dedikim nga një oficeri romak, i lindur në qytetin Parma në Itali, i dërguar për të shërbyer në Ballkan.

Burimi me ujë të ngrohtë pranë banjave minerale të sotme të qytetit Burgas është i njohur prej shekujve. Pelegrinët nga afër dhe nga larg janë dyndur këtu për t'u lutur për shëndet dhe shërim të sëmundjeve të tyre. Sipas burimeve historike, “Aqua Calide” e ka zanafillën rreth burimeve minerale pranë qytetit të sotëm Burgas, që në mijëvjeçarin e parë para Krishtit. Atëherë fiset trake ndërtojnë rreth burimit të zjarrtë  faltoren e bukur të  Tri Nimfave. Kompleksi i banjave mbulon një sipërfaqe prej gjashtë hektarësh. Për shkak të fluksit të vazhdueshëm të njerëzve drejt ujit shërues, rreth banjës formohet një qytet i tërë. Romakët e kanë quajtur vendin Aqua Calide - “Ujëra të ngrohta”. Gjatë vitit 61 pas lindjes së Krishtit Perandori Neron ngre pranë vendit të shenjtë një banjë magjepsëse, më vonë formohen dhe murre rrethuese. Gjatë mesjetës Aqua Calidebëhet e njohur si Terma ose Termopolis (nga greqishtja - qytet i ngrohtë). Gjatë shekullit të 16 sulltani Sjulejman i Madhërishëm i vlerëson cilësitë shëruese të ujit dhe ndërton këtu një banjë moderne turke për kohën e vet.


Në ditët e sotme, turistët mund të shikojnë banjën krejtësisht të restauruar të sulltanit Sjulejman i Madhërishëm, të veshur me mermer dhe me qeramikën karakteristike për Orientin.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: aquae-calidae.com, burgas.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalaja

Vizitori i parë i vitit në Kalanë e Carevecit u prit me dhurata

Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore)  priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend.  Turisti..

botuar më 25-01-01 5.53.MD

Ku bullgarët do ta presin Vitin e Ri 2025?

Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..

botuar më 24-12-31 3.17.MD

Verë, spa, aventurë dhe relaksim - kombinimi perfekt për pushim

Kultura e verërave në Bullgari po përjeton një lulëzim. Gjithnjë e më shumë vende dhe ngjarje tërheqin adhuruesit e verës dhe rrisin interesin për turizmin e verës. Në vitin 2024 kërkesa për degustime të verës u rrit ndjeshëm. Dhe rezervimet për..

botuar më 24-12-31 7.05.PD