Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një hapësirë për ngjarje në zonën industriale? "Mision i mundshëm"

7
Foto: Petko Nekezov

Korriku dhe gushti-muajt e dashur dhe të preferuar të verës, në të cilat dëshira të ndodhesh në ndonjë plazh mes natyrës larg qytetit, bëhet pothuajse e paevitueshme. Për një pjesë nga kryeqytetasit, pushimi i shumëpritur është një traditë të cilën ata e shkelin rrallë. Ky është dhe shkaku që qyteti, më tepër gjatë muajit gusht, të shkretohet dhe për të paktën një muaj të ndjejë ritmin e tij të vërtetë, të mbytur nga zhurma e zakonshme.Në kërkimin e një freskie, një pjesë e madhe e njerëzve, të cilët kanë mbetur në Sofje gjatë muajit të fundit veror të paktën sipas kalendarit, zënë vend në kopshtet e këndshme të lokaleve  dhe porosisin koktejin e tyre të preferuar ose një birrë të ftohtë. Do të thoni, mbase me të drejtë të plotë, se pas një - dy ditëve, një kalim i ngjashëm i mbrëmjes, madje dhe me një kompani të mirë, mërzitet shpejt. Mungon befasia dhe ndjenja të zbulosh diçka të ndryshme, por nuk mungon alternativa. Do ta gjeni në hapësirën e re shumë funksionuese për ngjarje “Loftë” që provokon me vendndodhjen e vet. Duke u gjendur aty, ti mbetesh me ndjenjën se sikurse je në qendër të qytetit dhe diku jashtë tij, por prania është e lehtë dhe komode. Stacioni i metrosë “Haxhi Dimitër” gjendet në një distancë prej një rruge.

“E kërkova vendin dy vjet, sepse nuk gjeja ndonjë të përshtatshëm për qëllimet të cilat ia kisha vënë vetes e pikërisht - zhvillimin e llojeve të ndryshme të ngjarjeve - ekspozita, ditëlindje, seminare e kështu me radhë - tregon në një intervistë për Radio Bullgarinë  krijuesi i tij Vitan Stojanov.

Që të transformojë dhe rinovojë hapësirën, duke e kthyer në një vend të përshtatshëm për ngjarje dhe një veprimtari tregtare, sipërmarrësi investon të gjitha kursimet e tij personale.

“Doja që të dëshmoja se mund të përballoj vet të gjitha problemet financiare dhe parregullsitë, të cilat e shoqëronin procesin. Për asnjë moment nuk kam kërkuar sponsor ose investitor. Shpresoj se do të mundem të mbetem i pavarur nga njerëzit, të cilët duan të të ndihmojnë, por në një moment, kundrejt pothuajse asgjëje përballë, duan të përvetësojnë diçka, të cilën tanimë e ka krijuar, duke futur zemrën, shpirtin dhe idetë e tua - sqaron Vitan dhe shton: “Disa herë më mbaronin paratë, me të cilat duhej të blija teknikën e duhur dhe materialet. Montova dhe një sistem për ngrohje i cili kushtonte mjaft para, ndërrova dhe xhamllëkun. U nevojit që të kërkojë mjeshtër për kanalizimin dhe ujin si dhe për instalimin elektrik. Hapësira nuk ishte rinovuar që nga krijimi i saj gjatë vitit 1954”. 


Me kalimin e viteve, ndërtesa është përdorur për qëllime të ndryshme.Ka qenë një mulli, punishte vere dhe bazë prodhimi për shkopinj misri.Në procesin e punës dhe në rregullimin e dokumenteve të nevojshme për shfrytëzimin e godinës, Vitan përballet me telashet e pashmangshme, si dhe me administrimin e plogësht.

“Ka një procedurë krejtësisht të gabuar të quajtur “ndryshim i qëllimit të një objekti”. Sipas meje , ko duhet të hiqet dhe në çdo një hapësirë të ngjashme - të mos të ketë asnjë lloje problemi që të kryhet një veprimtari tregtare. Ndryshimi i qëllimit kushton mijëra leva, kundrejt të cilave ti nuk merr asgjë, me përjashtim të një dokumenti dhe lejen të mund të bësh tregti, kurse procedura kërkon më shumë se 6 muaj. Hapësirave të ngjashme nuk duhet t’u pengohet që të gjallërohen dhe të bëhen përsëri qendra sociale.”

Gjatë viteve, Vitan shumë herë me radhë ka ndryshuar drejtimin e zhvillimit të tij profesional. Ai ka qenë recepsionist, banakier, instruktor. Është i kërkuar dhe si model nga agjenci të ndryshme jashtë shtetit, gjë që i lejon të mund të jetojë në pika të ndryshme të botës, mes të cilëve janë Kejptauni, Barcelona dhe Berlini. Përpara katër vjetëve ai vendoset për gjithmonë tek ne dhe fillon punë në ndërtim. Shumë nga dijet të cilat i grumbullon në praktikën e tij në këtë fushë i aplikon në remontin e hapësirës së re për ngjarje të ndryshme në Sofje. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto:Petko Nekezov,  arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryetari i

“Shoqata për Identitetin Bullgar” u regjistrua në Shqipëri

“Shoqata për Identitetin Bullgar” e sapokrijuar u prezantua më 3 tetor në Ambasadën e Bullgarisë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Shoqata u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në gjykatë më 24 shtator 2024 me adresë në qytetin e Tiranës,..

botuar më 24-10-14 7.15.MD

Të mbijetosh vështirë, apo si të plakesh me dinjitet me një pension bullgar

Pensionistët bullgarë jetojnë në kushte që nuk i lejojnë ta shijojnë plotësisht pleqërinë, ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara, thotë psikiatri dr. Vlladimir Simov, i cili prej shumë vitesh e ushtron profesionin e tij jashtë..

botuar më 24-10-14 7.20.PD

Fantazitë e kungujve në Sevlievo

Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..

botuar më 24-10-12 7.45.PD