Zjarri që u shpërthye më 31 korrik në depot e municioneve pranë qytetit Karnobat u shua plotësisht, por zona mbetet ende e mbyllur. Pritet që të kalojë një periudhë prej 72 orësh deri sa hetuesit të hyjnë për të kërkuar shkaqet e zjarrit. Një nga versionet ka të bëjë me zjarrvënie të qëllimshme, njofton BNT.
Pronari, tregtar i armëve Emilijan Gebrev, tha për bTV se para shpërthimit, kishte një sinjal te rojet e sigurisë për ndërhyrje në depo. Përpara se të bëhej inspektimi, pasoi një shpërthim dhe zjarri filloi. Hetuesit do të thonë nëse kishte qëllim në shpërthimin e depove afër Karnobatit, saktësoi Gebrev.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..