Falë GERB-it, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën rrugën e tyre drejt NATO-s dhe BE-së, theksoi udhëheqësi i GERB-it Bojko Borisov në një takim me David Harris, drejtor ekzekutiv i Komitetit Hebre Amerikan. Borisov kujtoi se më 1 gusht të këtij viti mbushen 5 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë ndërmjet Sofjes dhe Shkupit me Kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.
Borisov theksoi se është shumë e rëndësishme që në Bullgari të ketë stabilitet politik në sfondin e kontradiktave të rrezikshme në rajon mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, midis Greqisë dhe Turqisë dhe luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Për të pasur stabilitet, GERB do të punojë për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë dhe për të diversifikuar furnizimin me energji, theksoi Borisov.
Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..
Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..
Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..
Pushime, larg turmave në resortet verore, shëtitjet në male, mundësi për ecje në këmbë ose me biçikleta elektrike - e gjithë kjo i pret turistët nga..
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë..