Disa orë pasi anija e parë me misër u largua nga Odesa, Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se 16 anije të tjera janë gati për të transportuar grurë nga Ukraina.
Sipas gazetës turke “Star”, anija e parë me 26 tonë misër nga Ukraina do të ankorohet në Bosfor mbrëmjen e 2 gushtit. Pas një inspektimi të mërkurën, anija do të niset për në Liban. Sipas të dhënave të OKB-së, deri në 5 milionë tonë produkte bujqësore nga Ukraina mund të eksportohen çdo muaj përmes korridoreve të sigurta detare.
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken shprehu shqetësimin se ushtria ruse po përdor Centralin Bërthamor “Zaporizhie” si bazë ushtarake dhe po sulmon forcat ukrainase nga pozicionet aty pranë. Blinken i përshkroi këto veprime si “kulmi i papërgjegjshmërisë”.
Uashingtoni njoftoi se po ofron ndihmë të re ushtarake për 550 milionë dollarë për Kievin. Ajo përfshin raketa për instalimet HIMARS dhe predha 155 mm. Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën tashmë arriti në 8.7 miliardë dollarë.
Ukraina vazhdon të marrë armët më të rejat nga Gjermania, disa prej të cilave janë aq të avancuara sa nuk janë ende në arsenalin e Bundeswehr-it. Kancelari Olaf Scholz tha për “The Globe and Mail” se “ukrainasit po trajnohen për pajisjet e reja dhe më të sofistikuara në disa baza në Gjermani”.
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..