Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Policët rumunë dhe bullgarë monitorojnë së bashku trafikun në rrugë

Foto: BGNES

Inspektimet e përbashkëta nga ekipet bullgaro-rumune të punonjësve të policisë rrugore nisën më 1 gusht. Kontrolli është i përqendruar në zonat kufitare të Bullgarisë dhe Rumanisë, të për përcaktuara sipas pritshmërive për trafik intensiv nga shtetasit rumunë dhe bullgarë dhe tranziti drejt Greqisë.

Qëllimi është rritja e sigurisë rrugore. Ekipet e përbashkëta monitorojnë parakalimet e parregullta, përdorimin e alkoolit dhe drogës nga ana e shoferëve, përdorimin e rripit të sigurimit, vlefshmërinë e dokumenteve të drejtuesve, gjendjen teknike të automjeteve, transportin e personave me dokumente të parregullta të qëndrimit. Makinat e policisë janë të pajisura me sistem regjistrimi video dhe audio.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 qershorin 2026

Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..

botuar më 25-06-26 7.35.MD

Një zjarr i madh po digjet pranë Karnobatit

Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi Dimitrov. Për shkak të erës së fortë, shuarja e tij është e vështirë, raportoi korrespondentja e..

botuar më 25-06-26 6.21.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov: Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën

Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy raportet e konvergjencës dhe do t'i bëhet një rekomandim Këshillit për të miratuar ndryshimet e..

rinovuar më 25-06-26 5.04.MD