Kompania shtetërore “Bulgargaz” ka blerë sërish gaz rus, por përmes një ndërmjetësi me çmim më të lartë për 20 euro, tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) kryetari i Rregullatorit të Energjisë, Ivan Ivanov. Nuk ka dokumente për shkarkimin e 7 cisternave me gaz të lëngshëm, siç kishte deklaruar ish-kryeministri Kirill Petkov, shtoi Ivanov dhe sqaroi se ka mjaft cisterna me gaz në Mesdheun Lindor, por nuk ka kapacitete për shkarkimin e tyre në Greqi apo Turqi. Nuk ka dhe kapacitet të rezervuar për transmetim në Bullgari.
Vasill Velev, kryetari i Shoqatës së Kapitalit Industrial i tha BNR-së se biznesi kërkon kompensim nga shteti për çmimet e larta të energjisë elektrike dhe gazit dhe siguri në furnizime, sepse vetëm 28% e karburantit blu që i nevojitet vendit është rënë dakord.Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..