Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i pushtuar nga Rusia gjatë agresionit në Ukrainë, është "plotësisht jashtë kontrollit", tha Rafael Grossi, kreu i agjencisë bërthamore të OKB - IAEA. Sipas agjencisë, centrali bërthamor "Zaporozhie" në Energodar ka nevojë për inspektim dhe riparim, raporton Associated Press. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, akuzoi Rusinë për përdorimin e centralit si bazë ushtarake për sulmet ndaj forcave ukrainase.
Pushtuesit rusë i thanë Reuters se forcat ukrainase kanë përdorur armë të furnizuara nga Perëndimi për të sulmuar centralin, në të cilin ende punon personel ukrainas, por nën kontrollin rus.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës me bazë në SHBA - ISW, Rusia po përpiqet të përdorë centralin bërthamor në Zaporizhie për të kërcënuar vendet perëndimore duke sulmuar pozicionet e Ukrainës në qytetin e afërt Nikopol nga zona e centralit. Ukraina është vënë në pozicionin e kthimit të zjarrit rus, duke rrezikuar dënimin nga aleatët e saj perëndimorë për shkaktimin e një incidenti bërthamor. Moska shpreson se një fatkeqësi bërthamore do ta detyrojë Perëndimin të ndalojë ndihmën e mbrojtjes ukrainase, thonë analistët e ISW.
Evgeni Evtushenko, kryebashkiaku i Nikopolit, tha në Telegram se qyteti i tij ishte sërish sulmuar nga ushtria ruse gjatë natës.Është shumë e rëndësishme, kur flasim për 100 ditët e para të qeverisë, të kemi parasysh se ajo miratoi programin e saj, buxhetin e shtetit dhe përballoi dy vota mosbesimi, tha kryeministri Rosen Zheljazkov. Në hapje të mbledhjes së Këshillit të..
Gjykata e Drejtësisë e BE-së në Luksemburg ka kufizuar abuzimet e kompanive të kredive të shpejta. Magjistratët vendosën që tarifat e garantuesit duhet të përfshihen në çmimin e kredisë, në të ashtuquajturën “përqindje vjetore e shpenzimeve”...
Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë pret sot një seminar informues me temë "Mbrojtja evropiane dhe mundësitë për biznesin bullgar në zhvillimin dhe prodhimin e produkteve mbrojtëse". Qëllimi kryesor i seminarit është njohja e kompanive inovative..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa,..
Që nga fillimi i vitit, Bullgaria ka përmbushur edhe kriterin e stabilitetit të çmimeve për anëtarësim në eurozonë, tha Ministrja e Financave Temenuzhka..