Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2020, të publikuara sot, 80për qind e bullgarëve në moshë pune deri në 65 vjeç që jetojnë në familje me aktivitet të ulët ekonomik janë në rrezik të varfërisë. Sipas këtij treguesi, vendi ynë renditet i katërti ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, sipas të cilit, mesatarisht, 64 për qind e evropianëve të aftë për punë nga familje me aktivitet të ulët ekonomik janë në rrezik të varfërisë.
Lituania renditet e para me 85.4 për qind, e ndjekur nga Rumania dhe Letonia - përkatësisht 84.2 dhe 80.6 për qind. Në vendin e fundit sipas këtij treguesi është Danimarka me 48.7 për qind.
Aktiviteti i ulët ekonomik për familjen llogaritet si raport i numrit të muajve në të cilët çdo anëtar i familjes në moshë 18 - 64 vjeç ishte i punësuar në vitin e kaluar me numrin total të muajve që i njëjti anëtar i familjes teorikisht mund të kishte punuar me punësim të plotë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..