Kombet e Bashkuara shpresojnë që sulmet në termocentralin bërthamor në Zaporozhie në Ukrainë do të ndalen dhe se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike do të ketë akses në termocentral, tha Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore, Antonio Guterres.
Askush në botë nuk mund të ndihet i sigurt ndërsa Rusia po bombardon termocentralin bërthamor të Zaporozhies, komentoi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një adresë video. Në rast se ndodh diçka e pariparueshme askush nuk do ta ndalë erën që do të largojë ndotjen radioaktive”, tha Zelenski në një bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Natën e 8 gushtit, forcat ajrore ukrainase nisën sulme të reja kundër urës strategjike Antonovski, të cilën rusët po përpiqen ta riparojnë. Ura e digës në hidrocentralin Kahovka u sulmua gjithashtu, njoftoi Komanda Operative e Jugut. Raketat HIMARS u përdorën për të goditur pozicionet ruse dhe magazinat ushtarake në krye të urës në bregun e djathtë të lumit Dnieper në rajonin Herson. U sulmuan 7 vendbanime, më masivet ishin sulmet kundër qendrës së transportit dhe logjistikës Melitopol.Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e Çernobilit është një rrezik për Evropën dhe botën, tha për bTV ambasadorja e Ukrainës në Bullgari Olesja..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin e tyre Friedrich Merz në rrjetin social X për "fitoren mbresëlënëse zgjedhore". Kryeministri..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..