Brenda ditëve pritet të lejohet eksporti i armëve për mbi 1 miliard leva (500 milionë euro), njoftoi Ministri i Ekonomisë në detyrë, Nikolla Stojanov. Ai do të mbledhë komisionin e eksporteve këtë javë për të shqyrtuar të gjitha më shumë se 230 aplikacionet në pritje. Sipas tij, industria e armëve aktualisht është “në gjunjë” për shkak të vonesave në miratimet e eksporteve. Arsyeja - Ministrja e mëparshme, Kornelija Ninova, nuk ka mbledhur një komision për të miratuar kërkesat e pranueshme për eksport. “Unë supozoj se do të ketë disa për Poloninë. Unë do t’u përmbahem vendimeve të parlamentit të fundit. Ajo që u vendos në lidhje me Ukrainën do të ndodhë”, tha Stojanov, njpftoi gazetarja Natalija Gançovska.
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve..