Ministri teknik i turizmit, Ilin Dimitrov, është duke përgatitur vizita (udhëtime) në tregjet e afërta (Maqedonina e Veriut, Serbi, Rumani, Turqi, Greqi) dhe tregje të distancave të mesme (Gjermani, Republika Çeke, Hungari, Poloni, Lindja e Mesme). Qëllimi është të përmirësohet dukshmëria e vendit tonë, të tregohet gatishmëri dhe dëshirë për të mirëpritur turistët në Bullgari.
Sa për prioritetet në përgatitjen e sezonit dimëror, fjalët “parashikueshmëri” dhe “siguri” do të jenë kyçe, siguroi Dimitrov. Do të punohet për korridoret e gjelbra për turistët që vijnë në rast të një zhvillimi të pafavorshëm të pandemisë, për kalimin e lehtë nëpër pikat kufitare, për marrëveshje reciproke për anulimin e certifikatave jeshile me Rumaninë dhe vendet fqinje në rast të zhvillimit të pandemisë së Covid- 19.Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..
Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend. Turisti..
Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..