Gjendja e jashtëzakonshme po vazhdon të jetë në fuqi në Haskovo për shkak të zjarreve në komunat Harmanli dhe Ljubimec. Ato ende nuk janë lokalizuar për shkak të erës së fortë.
Autostrada "Marica" do të mbyllet për të shmangur aksidentet në komunikacion, sepse zjarri në afërsi të fshatrave Dositeevo dhe Jerusalimovo po bllokon qarkullimin, tha për BNR guvernatori i rajonit Minko Angellov. Fatkeqësia është vënë nën kontroll në afërsi të fshatrave Momkovo dhe Vëllçe. Shtëpitë e pabanuara janë djegur. Dëmi është ende duke u vlerësuar. Supozohet se njëri zjarr afër linjës hekurudhore për në Turqi është shkaktuar nga një avari në një prej trenave.
Vazhdojnë të shuajnë zjarret e mëdha pranë fshatit Ellshica pranë Panagjurishte dhe fshatit Pëstrovo në rrethin e Stara Zagorës.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..