Të premten vranësira mbi Bullgarinë Perëndimore do të jenë të theksuara, pas mesditës do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të ketë edhe kushte për breshër. Në lindje do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 26 deri në 31°, në Sofje rreth 25°.
Do të jetë me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë 27-29°. Uji i detit është 25-26°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.
Mbi male do të mbajë vranësira. Mbi masivet perëndimore pas mesditës në shumë rajone do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 21°, në 2000 m deri në 14°.
Gjatë fundjavës masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Do të ketë reshje shiu, vende-vende dhe intensive. Temperaturat do të pësojnë rënie edhe në pjesën lindore.
Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..
Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..
Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..