Turi i 69-të i çiklizmit në Bullgari do të mbahet në fund të gushtit, njoftoi Federata Bullgare e Çiklizmit. Prologu është më 27 gusht në Sofje me një gjatësi prej 1 km rreth tempullit-monument “Shën Aleksandër Nevski”, kur do të prezantohen ekipet pjesëmarrëse. Fillimi zyrtar i garës është më 28 gusht në kryeqytet para stadiumit kombëtar “Vasill Levski”, ndërsa finalja është më 1 shtator në Momçillgrad.
Pjesëmarrësit do të përshkojnë gjithsej rreth 800 kilometra. Ata do të bëjnë gjithsej tre ngjitje në Stara Pllanina, ndër të cilat është zona Beklemeto, e cilësuar si një nga lartësitë më të vështira të Bullgarisë për shkak të gjatësisë prej 22 km dhe pjerrësisë mesatare gati 6%.Qyteti i Tërgovishtes po pret një tjetër edicion të garës së orientimit të Kupës së Pashkëve. Nga data 18 deri më 21 prill, rreth 500 garues nga Bullgaria, Zvicra, Rumania, Moldavia dhe Ukraina do të konkurrojnë në qytet. Garat janë në distanca të..
Nga 15 deri më 17 prill, legjenda e futbollit bullgar dhe botëror Hristo Stoiçkov do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Moldavi, njoftoi BTA. Programi i tij përfshin Kishinau, Sinxhera dhe Taraklia me vizita në shkolla dhe fusha futbolli...
Sosllan Farniev nuk do të jetë më trajner i ekipit kombëtar bullgar të mundjes në stilin klasik. Ai e njoftoi vetë këtë pas përfundimit të Kampionatit Evropian të Mundjes në Bratislavë, që u zhvillua nga 7 deri më 13 prill. Pasi në mars të këtij viti..