Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia është një fuqi ushtarake rajonale

Sipas raportit vjetor të sajtit ushtarak amerikan Global Firepower Serbia disponon forcën më të maаhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Sipas 50 kritereve ushtria serbe renditet e 61-ta në botë dhe ka aftësi në rritje. Pasojnë Kroacia - në vendin e 62-të, Shqipëria - në vendin e 115-të, Mali i Zi - në vendin e 132-të dhe Maqedonia e Veriut - në vendin e 135-të. “Fakti që Serbia është fuqia më e madhe ushtarake në rajon është dëshmia për shpërdorimin e parave të taksapaguesve, të cilët kanë spitale dhe shkolla të këqija, paga dhe pensione të ulëta dhe përgjithësisht jetojnë keq. Do të preferoja që Serbia të ishte ekonomikisht më e forta në rajon”, komentoi për gazetën “Danas” Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Socialdemokrate në Vojvodinë, Bojan Kostresh. Jemi të rrethuar nga vende anëtare të NATO-së, nga e cila tashmë humbëm një luftë, kujton politikani.

Ministri rumun i shëndetësisë tërhoqi kritika për tabletat e jodit

Ministri rumun i Shëndetësisë Aleksandru Rafilla shkaktoi panik duke u bërë thirrje personave nën 40 vjeç të shkojnë te mjekët e përgjithshëm ose farmacitë “sa më shpejt të jetë e mundur” për të marrë tableta jod kaliumi. Zëdhënësi i Partisë bashkëqeverisëse Nacional-Liberale, Jonuc Stroe, kritikoi ministrin socialist se lajmi u shpall në një mënyrë të diskutueshme, shkruan gazeta “Adevarul”. Stroe u kërkoi autoriteteve të shpjegojnë se në çfarë situatash duhet të administrohen pilulat dhe kush mund t’i marrë ato. Ato janë vetëm për personat nën 40 vjeç dhe vetëm pas rrezatimit në një aksident bërthamor, saktësoi Ministria e Shëndetësisë, cituar nga AGERPRES. Theksohet se përdorimi parandalues ​​i tabletave është kundërindikuar. Tabletat janë të disponueshme në më shumë se 2500 farmaci, lista e të cilave është ngarkuar në faqen e internetit të ministrisë.

Me një investim rekord prej 2 miliardë dollarësh do të rinovojnë portin e Durrësit

Pas 3 vitesh negociata, kompania Eagle Hills Real Estate Development nga Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkroi një memorandum me Albanian Seaports Development Company për një investim prej 2 miliardë dollarësh, njofton agjencia ATSH. Paratë janë për modernizimin e portit të Durrësit. Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku, theksoi se investimi është më i madhi ndonjëherë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.
Porti i peshkimit do të shndërrohet në një zonë argëtimi ku do të ndërtohen restorante dhe ambiente për kalimin e kohës së lirë. Një port elitar jahtesh do të ndërtohet në vendin e portit të vjetër tregtar, si dhe një terminal i ri tregtar modern me një qendër logjistike.

Në Maqedoninë e Veriut janë të pakënaqur me emrat e klubeve bullgare

Klubet bullgare po lindin në Maqedoninë e Veriut si kërpudha. Tani edhe në Bogdanci ka një klub “Mbreti Ferdinand”, shkruajnë mediat maqedonase duke cituar bullgarin Viktor Stojanov. Komuniteti hebre në vend shprehu pakënaqësinë që një vit më parë në Ohër autoritetet regjistruan një Shoqatë Bullgare të quajtur “Mbreti Boris III”. Hebrenjtë maqedonas pretendojnë se Mbreti Boris III është një “fashist”, “ndihmës i Hitlerit” dhe përgjegjës për dëbimin e hebrenjve nga Trakia dhe Maqedonia në Treblinka gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në Facebook, nga Shoqata Bullgare në Ohër, Tome Blazheski theksoi se ata nuk janë neonazistë, nuk kanë lidhje me lëvizjet antisemite dhe se i vjen keq për atë që u ndodhi hebrenjve maqedonas gjatë luftës, por kujtoi se nuk është regjistruar askund se Mbreti Boris III u gjykua dhe u dënua për sundimin e tij.

Athina rikthen sovranitetin e saj financiar

Më 20 gusht, Greqia do të dalë nga e ashtuquajtura korniza e zgjeruar e monitorimit, njoftoi Ministri i Financave Hristos Stajkuras. Pezullimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të financave greke do t’i lejojë Athinës liri më të madhe në politikën ekonomike. Greqia mbeti nën mbikëqyrjen edhe pas vitit 2018, kur arriti të dalë nga 3 programe ndërkombëtare shpëtimi për mbi 260 miliardë euro. Paratë u ndanë nga BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të përballuar falimentimin dhe krizën e borxhit të vendit në periudhën 2010-2015. Pas 12 vitesh, një kapitull i vështirë për vendin tonë po përfundon. Greqia po i kthehet normalitetit evropian dhe nuk do të jetë më përjashtim në eurozonë”, tha Stajkuras. Kjo që Athina zbatoi shumicën e reformave të premtuara dhe po del nga monitorimi më 20 gusht, konfirmohet nga një letër nga Komisioni Evropian.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, Pixabay, arkiv


Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rajoni Tulcea po përgatitet të bëhet një gjeopark i UNESCO-s Autoritetet në qarkun Tulcea po ndërmarrin hapa për ta kthyer Dobruxhën Verilindore në një Gjeopark Global të UNESCO-s, një territor i zhvillimit të qëndrueshëm, vlerat e të..

botuar më 24-09-14 10.25.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD