Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE miratoi ndihmën shtetërore prej 218 milionë euro për të mbështetur fermerët

Foto: dfz.bg

Komisioni Evropian miratoi një ndihmë shtetërore në mbështetje të fermerëve për të kapërcyer ndikimin negativ ekonomik të luftës në Ukrainë” me përmasë 218 milionë euro.

Skema u miratua në kuadër të Kornizës së Përkohshme për Masat e Ndihmës Shtetërore në Krizë, si kompensim për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe për të siguruar vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik.

Fermerët do të kenë të drejtë të marrin grante direkte. Shuma e ndihmës për çdo fermer do të llogaritet në bazë të numrit të kafshëve dhe hektarëve tokë bujqësore, me një tavan individual deri në 62 000 euro për ndërmarrjet aktive në prodhimin primar të produkteve bujqësore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mark Rjute

Bullgaria përmbushi standardin e NATO-së për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtje.

Në vitin 2024 Bullgaria shpenzoi 2.208 miliardë dollarë (3.964 miliardë leva), ose 2.04 për qind e PBB-së së saj për mbrojtje. Kjo është sipas vlerësimeve nga raporti vjetor i publikuar i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Mark Rjute. Kështu, për..

botuar më 25-04-25 11.28.PD

Izraeli mori përgjegjësinë për vdekjen e kapitenit Marin Marinov në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF mohonte të ishte përgjegjëse për sulmin në Deir al-Balah më 19 mars, i cili vrau punonjësin bullgar..

botuar më 25-04-25 8.51.PD

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD