Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zarja Vrabçeva nga Londra: Mundësia për të punuar në Bullgari është gjithmonë në mendimet e mia

Në takimet e mia me njerëz nga e gjithë bota prezantoj më të mirën e vendit tonë, thotë bullgarja

Foto: Facebook/zarya.v.zarya

Aftësi, talent dhe një dozë fat janë të mjaftueshme ndonjëherë për të realizuar ëndrrat tuaja më të çmendura.Pikërisht ato, si dhe mungesa e paragjykimeve në lidhje me origjinën, fenë apo besimet, e ndihmojnë bashkatdhetaren tonë Zarja Vrabçeva të fillojë të punojë në një studio të njohur dizajni londinez e angazhuar në projekte të rëndësishme në fushën e biznesit të argëtimit.

“Në punën time është shumë e rëndësishme mjeshtëria për të punuar në ekip me grupe të shumta e të ndryshme njerëzish. Prandaj është shumë e rëndësishme të përshtatem shumë shpejt dhe të mundohem që procesi i punës të zhvillohet mirë”- tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Zarja Vrabçeva. Duhet të jesh gati të pranosh, të marrësh parasysh dhe një pikëpamje tjetër, si dhe të mos të imponosh vetëm përfytyrimin tënd për gjërat.”

Pohon se, përpara se të fillojë këtë punë, e ka vërejtur biznesin e argëtimit me një adhurim vetëm anash, kurse sot është një pjesë nga ekipet, të cilat kanë realizuar disa nga ngjarjet më madhështore të skenës kulturore dhe muzikore nëpër botë. Mes tyre është turneu aktual i grupit Queen, krijimin e një salle të specializuar për një varg prej spektakleve multimediale të grupit ABBA të dashur prej brezave të tërë nëpër të gjithë botën, si dhe koncerti përpara pallatit Buckinghamnë lidhje me 70 vjetorin nga kurorëzimi i mbretëreshës Elizabeth II.


“Gushtin e kaluar me ne u kontaktuan nga BBC, të cilët ishin producentë të ngjarjes dhe së bashku me dy-tre studio të tjera konkurruese morëm pjesë në një konkurs – e kujton bullgarja ngjarjen, e cila tërhoqi miliona shikues nga e gjithë bota në kryeqytetin anglez në qershor. Pasi fituam dhe filluam punë, dispononim rreth 9 muaj që ta realizojmë. Ne nuk kemi pasur një takim direkt me përfaqësues të familjes mbretërore. Përveç muzikantëve, në skenë dolën artistë, njerëz nga rrethet sportive, kishte dhe një përzierje shumë të mirë prej muzikaleve, të luajtura në skenën e Londrës dhe në skenën botërore. Seleksionimi i interpretuesve ishte i jashtëzakonshëm - Alicia Keys, Elton John, Duran Duran dhe shumë të tjerë.

ABBA

Pavarësisht se mbi çfarë është duke punuar, Zarja për asnjë moment nuk i harron rrënjët e veta si dhe shtëpinë në Bullgari. Ajo i tregon secilit që e pyet nga vjen për vendin tonë.

“Gjithmonë prezantoj më të mirën nga vendi ynë, kurse ajo është e shumtë - si bukuritë e natyrës, të cilat i kam treguar me foto, kështu dhe kulturën dhe historinë tonë unikale. Njëherë, gjatë kohës së një prove, lëshova pjesë nga albumi i “Misterit të zërave bullgar” të gjithë ekipit dhe që të gjithë u mahnitën nga bukuria e madhe e kësaj muzike. Meqenëse vite të tëra me radhë jam marrë dhe me valle popullore, dhe kam incizime koncertesh, ua kam treguar të huajve të shumtë. U kam treguar madje dhe disa hapa.”


Mbase nuk do të befasoheni nëse e kuptoni se pas një komunikimi të ngjashëm me njerëz nga e gjithë bota, Zarja do që të realizojë idenë e saj tjetër krijuese pikërisht tek ne.

“Gjithmonë deri tani në çdo gjë të cilën e kam bërë, i kam drejtuar vetes pyetjen sesi përvoja të cilën e kam deri tani, mund ta përdor për diçka më të madhe dhe të rëndësishme për mua. Prandaj dhe mundësia për punë në Bullgari gjithmonë ka qenë në mendimet e mia. Më vjen shumë mirë  kur kthehem këtu, të shikoj ndryshimet të cilat kanë ndodhur në jetën kulturore tek ne. Kam dhe një ide për një lloj të ri shfaqjeje, të cilën kisha mundësinë ta përjetoj kohët e fundit, por akoma nuk dua që të tregoj hollësira” - nuk i tregon plotësisht ëndrrat e saj Zarja e talentuar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook/zarya.v.zarya, EPA/BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çavdar Arnaudov

Çavdar Arnaudov: Në Radio Bullgaria, pata fatin të punoja me përkthyesit më të mirë nga dhe në frëngjisht

Radio Bullgaria në formën e saj origjinale u shfaq një vit e një muaj pas krijimit të Radios Bullgare, në atë kohë Radio Sofja. Radio Bullgaria që në fillimet e saj paraqet një imazh të ndryshëm dhe autentik të vendit tonë dhe në këtë rol të rëndësishëm..

botuar më 24-01-25 7.30.PD

Ellzhana Popova: "Në kinemanë italiane ekziston ende një imazh klishe i grave të Evropës Lindore"

Ajo është një nga aktoret bullgare më të fotografuara në vitet 80 të shekullit të 20-të. Ajo ishte gjithashtu pjesë e trupës së Teatrit Kombëtar në Sofje me një prani të dukshme skenike. Ellzhana Popova është një legjendë për një brez të tërë bullgarësh...

botuar më 24-01-22 7.25.PD

Haki Kan – djali që e kapërceu fatin me mirësi

“Mirësia është forca e vërtetë lëvizëse në botë dhe sa më mirë të jemi me njëri-tjetrin, aq më mirë do të jetojmë të gjithë”, thotë djali nga qyteti i Bullgarisë Jugore Kërxhali. "Unë jam Haki Kan - një shkrimtar, 29 vjeç nga qyteti Kërxhali...

botuar më 24-01-09 7.30.PD