Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbërriti në Ukrainë për t'u takuar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Vizita e tij është me ftesë të Volodimir Zelenski. Tema kryesore për të cilën do të bisedojnë të tre është marrëveshja e lidhur në korrik për eksportin e grurit ukrainas. Siguria e centrali bërthamor "Zaporozhie", rreth të cilit janë zhvilluar beteja javët e fundit, do të jetë gjithashtu ndër pikat kryesore të bisedimeve në qytetin e Lviv.
Gjithashtu është planifikuar një takim dypalësh mes Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Presidentit të Ukrainës. Të premten, Guterres duhet të vizitojë Odesën, një nga portet e përfshira në marrëveshjen për të eksportuar drithëra ukrainase dhe produkte të tjera ushqimore përmes Detit të Zi.
Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase raportuan se kanë zmbrapsur një sulm rus në rajonin jugor të Hersonit, duke shtuar se granatimet ruse në Harkov, në Ukrainën Veriore, kanë vrarë shtatë persona dhe kanë plagosur 16 të tjerë. Inteligjenca ushtarake në Kiev pret një përshkallëzim të luftimeve në të gjitha frontet në javët e ardhshme.Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..