Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina ka frikë nga një sulm terrorist në centralin bërthamor “Zaporozhie”

Foto: EPA/BGNES

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëroi për një operacion të mundshëm rus në centralin atomik “Zaporozhie”, pasi punëtorët në termocentralin bërthamor të kapur nga Rusia u urdhëruan të qëndrojnë në shtëpi sot, raportoi DPA. “Ne kemi frikë se pas granatimeve të termocentralit, forcat ruse tani po planifikojnë të kryejnë një sulm terrorist”, tha agjencia e inteligjencës. Ndërkohë, Moska deklaroi se Kievi po planifikon një provokim në centralin bërthamor për sot.

“Shkaktimi i ndonjë dëmtimi në termocentral do të ishte vetëvrasje”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili foli me presidentët e Ukrainës dhe Turqisë, Volodimir Zelenski dhe Rexhep Tajip Erdogan në qytetin ukrainas të Lviv. Në fjalimin e tij të vonë, Volodimir Zelenski theksoi se Rusia duhet t'i japë menjëherë akses në termocentral Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Në takimin trepalësh, Rexhep Erdogan shprehu gatishmërinë e tij për të marrë sërish një rol ndërmjetësues. "Shpresoj se lufta do të përfundojë në tryezën e bisedimeve," tha ai. Megjithatë, Volodimir Zelenski përjashtoi mundësinë e bisedimeve të paqes me Rusinë përpara se ajo të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës. “Njerëzit që vrasin, përdhunojnë, godasin çdo ditë objektiva civile në qytetet tona me raketa lundrimi, nuk mund të kërkojnë paqe. Së pari ata duhet të largohen nga territori ynë, pastaj do të shohim”, tha Presidenti ukrainas.

Dy fshatra ruse u evakuuan pasi një zjarr shpërtheu në një depo municioni pranë kufirit me Ukrainën, thanë autoritetet lokale. Nuk u raportua për viktima, por banorët e Timonovos dhe Soloti u zhvendosën në një distancë të sigurt, tha guvernatori i rajonit të Belgorodit Vjaçeslav Gladkov. Zjarri vjen disa ditë pas shpërthimeve në një bazë ushtarake dhe depo municioni në gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Moska. Të paktën katër shpërthime ndodhën mbi Sevastopol, por nuk është e qartë nëse ka persona të lënduar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një përrallë e bardhë nga Burgasi!
Foto: Marina Kirova në grupin në Facebook

Parashikimi i motit për 20 shtatorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..

botuar më 25-02-19 7.40.MD

Bullgaria nderon kujtimin e heroit të saj kombëtar Vasil Levski

Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..

botuar më 25-02-19 6.47.MD
Dimitër Radev

Do të nënshkruhet kërkesa për një raport të jashtëzakonshëm për eurozonën

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..

botuar më 25-02-19 5.23.MD