Bullgaria feston 145 vjet nga Epopeja e Shipkës - beteja heroike gjashtë ditore në të cilën ushtarët vullnetarë vendas dëshmuan se liria nuk është një dhuratë, por është e fituar me gjakun dhe sakrificën e mijëra bullgarëve.
Në majën Stara Pllanina “Shën Nikolla”, ku është ndërtuar Monumenti i Lirisë, në mesin e gushtit të vitit 1877 u zhvilluan betejat më të rënda gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke për Bullgarinë.Atëherë mbrojtja e Qafës së Shipkës ishte e rrezikuar dhe kjo do të përcaktonte deri në një shkallë të madhe dhe rrugëdaljen nga e gjithë lufta.
Sot në këtë vend të shenjtë, të cilin çdo bullgar e viziton të paktën një herë në jetën e tij, ndodhet park-muzeu “Shipka-Buzlluxha”. Ai përfshin 26 monumente dhe Monumenti i lirisë është më i madhi mes të gjitha kureshtjeve.
Monumenti është i ndërtuar nga dhurimet vullnetare të të gjithë popullit bullgar. Ai u hap më 26 gusht 1934. Është 31.5 m i lartë dhe 890 shkallë të çojnë deri në të. Deri më 90 mijë janë vizituesit në vit. Gjatë kohës vendi është vizituar nga shumë persona të njohur”, tregoi për BNR-Burgas Çavdar Angellov-drejtor i tempullit-muze kombëtar “Shipka”.
“Çdo gjë nis që këtu! Në Shipka vihen themelet e ushtrisë bullgare”- thotë drejtori i muzeut. “Këtu është dhe vendi të mendohemi se populli bullgar ka përjetuar dhe momente më të tmerrshme në zhvillimin e vet historik dhe i ka evituar. Kështu ka shpëtuar Bullgaria, në sajë të besimit tek Zoti, të punëdashësisë së njerëzve, të përkrahjes nga ana e familjes dhe guximit të ushtrisë” - thotë historiani Çavdar Angellov. Festimet vazhdojnë deri më 23 gusht.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESLiturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..
Për të 15-in vit radhazi, Pelegrinazhi "Mrekullibërësi i Rilës" mbledh besimtarët ortodoksë nga afër dhe nga larg në një procesion litium nga Sofja deri në Manastirin e Rilës. Në faqen e saj të internetit Mitropolia e Shenjtë e Sofjes njofton se..
Më 27 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare dhe populli lavdërojnë veprën e Shtatë Shenjëtorëve - Vëllezërve Kirill dhe Metodij dhe dishepujve të tyre shenjtorët Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angellarij . Dita u zgjodh nga kisha sepse më 27..