Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendet e kujtesës bullgare në mbarë botën në një ekspozitë të Muzeut Etnografik Kombëtar

13
Foto: Diana Cankova

Një grup studiuesish u nisën nëpër gjurmët e vendeve të kujtesës bullgare për të përshkruar territorin kulturor kombëtar përtej kufijve bashkëkohorë. Kjo hapësirë shpirtërore – përmes monumenteve, varrezave ushtarake, kështjellave, kishave, manastireve, dëshmon për trashëgiminë e pasur të lënë nga bullgarët gjatë Mesjetës, kohës së Perandorisë Osmane dhe Rilindjes sonë.

Gjashtë nga dhjetë vendet e vizituara nga shkencëtarët e Institutit të Etnologjisë dhe Folklorit në Akademinë Bullgare të Shkencave ndodhen në Ballkan. Dhe ky është një vend ku kufijtë kanë qenë gjithmonë dinamikë.

Në Bullgari themi me shaka se në Ballkan të gjithë kufizohen me vetveten – thotë shkencëtarja Lina Gergova. - Vizituam objekte nga zonat kufitare që na rrethojnë, nga territore të konsideruara historikisht si bullgare. Dikur ato kanë qenë pjesë e Bullgarisë së Mbretit Simeon dhe të San Stefanos, ndërsa sot simbolizojnë shtetin e madh bullgar dhe gjenden në të gjitha vendet fqinje. Në Turqi, këto vende janë të përqendruara kryesisht në Edrene dhe Stamboll. Në Greqi, ka shumë objekte të lidhura me Maqedoninë e Egjeut, me bullgarët trakas dhe udhëheqësit e betejave revolucionare bullgare, si kapiteni Petko Vojvoda dhe Goce Dellçev. Në Maqedoninë e Veriut nuk kemi as vende bullgare, sepse e kemi konsideruar si bullgare. Në Serbi janë të ashtuquajturat Krahina Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare), monumentet ushtarake në Beograd, Legjioni i Parë Bullgar, kujtimi për Levskin dhe Rakovskin

Në Rumani ka shumë shtresa - ne kemi komunitete bullgare në pjesë të ndryshme të vendit, të cilat janë lidhur kryesisht me lëvizjen tonë nacionalçlirimtare”.

Lina Gergova

Në Itali, Rusi, Hungari dhe Republikën Çeke, vendet e kujtesës janë më tepër të lidhura me kontributin civilizues të bullgarëve. Lina Gergova jep një shembull të dy shtetevebullgare të supozuara si “motra”, siç i quan ajo – Bullgaria e Vollgës në territorin e Tatarstanit të sotëm në Federatën Ruse, dhe Bullgaria e Alcekut në zonën e qytetit italian të Napolit. Në fshatin Celle di Bulgheria ndodhet një monument i Hanit Alcek, vëllait të themeluesit të shtetit bullgar, Hani Asparuh, dhe aty bëhen pelegrinazhe çdo vit.

Në territorin kulturor bullgar dallohen gjurmët e shumë intelektualëve, artistëve, shkencëtarëve, sportistëve, të cilët e kanë bërë vendin tonë të famshëm në mbarë botën.

Ivan Vazov, si simbol i letërsisë bullgare, përfaqëson Bullgarinë në rrugicën e shkrimtarëve në Zagreb – thotë Lina Gergova. - Monumenti i tij u ngrit edhe në Romë në mesin e poetëve dhe shkrimtarëve të tjerë në sheshin Torvaldsen. Një nga monumentet më pak të njohura është në qytetin hungarez të Kiskőrős - aty ndodhet shtëpia muze e Sándor Petőfi. Ivan Vazov, së bashku me Atanas Dallçev, janë përfshirë si përkthyes të krijimtarisë së poetit. Personalitete të tjera të njohura janë poeti Penço Sllavejkov dhe skulptori Asen Pejkov, si dhe këngëtarë të ndryshëm operistikë të lidhur biografikisht me Italinë. Në qytetin rumun Dudeștii Vechi në rajonin e Banatit, kemi një stadium me emrin Hristo Stoiçkov, ndaj duhet t'u japim merita edhe sportistëve bullgarë”.

Dhe meqenëse monumentet e lidhura me Bullgarinë njihen prej kohësh në qarqet shkencore, qëllimi i studiuesve tani është t’i bëjnë më të njohura edhe në shoqëri.

“Për shembull, monumenti ushtarak pranë fshatit rumun Turcoaia, kushtuar tre oficerëve që vdiqën në Luftën e Parë Botërore – shton shkencëtari. – Ndodhet mes guroreve në një arë misri dhe nuk vizitohet fare, por monumenti qëndron aty dhe është shumë i bukur. Dihet pak për varrin e supozuar të mbretit Samuil në ishullin Shën Akili në bazilikën me të njëjtin emër. Fatkeqësisht, për shkak të aksesit të vështirë dhe problemeve politike midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, megjithëse është në territorin e Greqisë, varri është pak i vizituar.”

Sipas Lina Gergovës, objektet nga territori kulturor bullgar janë të vështira për t'u mbajtur nga larg. E megjithatë, sipas fjalëve të saj, pas vitit 1989 kujdesi për to është intensifikuar. Kështu, varrezat ushtarake në Bukuresht, Beograd, Vjenë, Budapest tashmë janë restauruar dhe monumentet janë rinovuar. Ka interes për ruajtjen e objekteve memoriale jo vetëm nga ana e shtetit, por edhe nga ana e organizatave joqeveritare, partive dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Diana Cankova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD