Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP vazhdon të insistojë për negociata me kompaninë ruse Gazprom

Foto: BGNES

"Ne parashikuam krizën e afërt me furnizimet me gaz që në muajin prill dhe deklaruam një qëndrim që po e mbajmë edhe sot - negociatat me Gazprom duhet të rifillojnë në mënyrë që të garantohet stabiliteti, siguria dhe parashikueshmëria e ekonomisë dhe njerëzve."

Kjo thuhet në një deklaratë të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) pas deklaratave për këtë temë nga “Bullgaria Demokratike” dhe GERB.

E majta theksoi se është për diversifikimin e furnizimeve me gaz natyror, por në këtë fazë nuk ofrohen sasitë e nevojshme dhe ato janë shumë të shtrenjta. "Ne jemi të shqetësuar për 28 000 kompanitë bullgare që përdorin gaz, rreth 250 000 punëtorët në to që mund të humbasin punën dhe për sistemet e ngrohjes që duhet të sigurojnë ngrohje për familjet në dimër," thuhet gjithashtu në qëndrimin e partisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD