Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjetjet e reja arkeologjike hedhin dritë mbi jetën rreth kepit Kaliakra në Detin e Zi

Foto: BNR

Gërmimet në zonën e kepit  Kaliakra vazhdojnë deri në fund të gushtit. Ndër objektet e zbuluara deri tani janë stoli të shumta argjendi, unaza, fragmente enësh të ndryshme e të tjera.

“Ka raportime se 3-4 vjet pas rënies së  Tërnovos së lashtë nën sundimin osman (1393), Kaliakra ka qenë ende e pavarur dhe këtu despoti Dobrotica ka sunduar  për gati 30 vjet - shpjegon arkeologu Filip Petrunov, pjesë e ekipit të shkencëtarëve të Muzeut Historik Kombëtar.

Flota e parë e Detit të Zi është krijuar gjithashtu në Kaliakra, siç dëshmohet nga monedhat e prera në emër të Dobroticës në Silistra. Për të nëntin vit me radhë po punojmë në anën lindore të kepit, ku sipas sinjalit të turistëve gjatë vitit 2014 filluam të studiojmë një nekropol jashtëzakonisht të pasur, plotë me sende luksi, vathë, unaza. Për këtë kohë kemi zbuluar 135 varre, si dhe një godinë nga periudha e shekujve 4-6, e përdorur si një pajisje për prodhim. Zbuluam gjithashtu pragjet e furrave ku i kanë shkrirë metalet, si dhe punishtet.

E gjithë kjo ndodhet në një korridor gati 10 metra. Këtë vit zbuluam një fragment të dorezës së një poçeje, në të cilën gjendet një kryq, karakteristik për krishterimin e hershëm në kryeqytetin e shtetit të parë bullgar - Pliska. Rreth këtij kryqi ka dhe simbole, të shkruara me germë në gjuhën e lashtë bullgare”- sqaron Petrunov përpara Radios Kombëtare Bullgare. Që të gjitha mbeturinat njerëzore të zbuluara në kepin Kariakra do të jepen për analiza në Institutin e Morfologjisë Eksperimentale dhe Antropologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD