Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Brendshëm: Policët i ndihmojnë emigrantët të kalojnë kufirin

Ivan Demerxhiev
Foto: BGNES

"Kufiri midis Bullgarisë dhe Turqisë mund të kalohet shumë lehtë, unë e pashë me sytë e mi se si mund të hysh me ndihmën e një shkalle". Këtë e deklaroi ministri i punëve të brendshme nga qeveria e përkohshme Ivan Demerxhiev për bTV në lidhje me vdekjen e dy policëve që u përpoqën të ndalonin një autobus me emigrantë dje në Burgas.

Ai shtoi se nuk ka informacion për sigurimin e një ombrellë policore mbi veturë. Mirëpo, ka të dhëna se ka policë të përfshirë në lejimin e emigrantëve të kalojnë kufirin, theksoi ministri. Çmimi për të hyrë në vendin tonë është rreth 1000 euro, sipas informacioneve të MPB-së.

Ivan Demerxhiev theksoi se filozofia e ruajtjes së kufirit është e gabuar që në fillim, sepse ajo mbështetet më së shumti në fuqinë punëtore. Sipas tij, presioni i migrantëve është rritur më shumë se gjashtë herë në krahasim me vitin e kaluar dhe çdo ditë afro një mijë persona ndalohen në vijën kufitare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 17 janarin 2025

Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...

botuar më 25-01-16 7.35.MD

Presidenti Radev u takua me ambasadorin e Palestinës në Bullgari

Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..

botuar më 25-01-16 6.24.MD

Protestuesit në Sofje kërkojnë një Vitosha më të aksesueshme

Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...

botuar më 25-01-16 3.59.MD