Pas një pauze dyvjeçare, treni legjendar Orient Ekspres, i cili udhëton një herë në vit nga Parisi deri në Stamboll, ndaloi në Stacionin Qendror Hekurudhor në Ruse, raportoi BTA. Në 15 vagonët e trenit udhëtojnë 83 turistë nga vende të ndryshme, kryesisht amerikanë dhe anglezë, dhe një staf prej 47 personash kujdeset për komoditetin e pasagjerëve. Menuja e larmishme e ushqimit përfshin një pjatë lokale nga çdo vend ku kalon treni.
Para Agjencisë Telegrafike Bullgare BTA, Stefano Gambilone, një nga stuardët në tren, e krahasoi përjetimin në tren me një transferim në vitet 1920. Ai vuri në dukje se pasagjerët gjithmonë festojnë diçka dhe është gjithmonë argëtuese.
Sipas Radosllav Turllakovit, kreu i Stacionit Qendror Hekurudhor në Ruse, gjatë qëndrimit në qytetin bullgar Ruse pranë lumit të Danubit, treni do të mbushet me ujë, do t'i nënshtrohet një kontrolli teknik dhe një kontrolli kufitar. Për rrugën drejt Varnës, dy lokomotivat rumune me naftë do të zëvendësohen me lokomotivën e re elektrike të Hekurudhave Shtetërore Bullgare “Hani Kardam”.
Treni duhet të arrijë nesër në Stamboll. Pas kësaj “Orient Ekspres” do të kalojë sërish përmes Ruses të shtunën e datës 3 shtator, kur do të qëndrojë në stacion për 101 minuta.Iluminizmi është një kategori shpirtërore unike, gjithëbullgare - një fjalë që ka mbledhur në vetvete mençurinë dhe forcën shpirtërore të popullit tonë, përpjekjet shekullore për përparim dhe liri, tha Presidenti Rumen Radev në një ceremoni me rastin e..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka të drejtë sipas Kodit Zgjedhor të korrigjojë rezultatet e votimit për shkak të gabimeve në numërimin e votave dhe plotësimin e protokolleve të gjetura në vëzhgimin me video, tha zëvendëskryetarja e KQZ-së,..
Më 1 Nëntor shënojmë Ditën e Iluministëve të Popullit. Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në botë që ka një festë të tillë, në të cilën bullgarët e merituar - arsimtarë, shkrimtarë dhe revolucionarë - nderohen së bashku. Kjo ditë është simbol i..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga..