Presidenti bullgar Rumen Radev u takua me Shefin e Zyrës për Koordinimin e Sanksioneve në Departamentin Amerikan të Shtetit, ambasadori Jim O'Brien, i cili është për vizitë në Sofje nga 30 deri më 31 gusht. Në takim u diskutua për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, zhvillimin e kuadrit legjislativ për zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, pranimin e Bullgarisë në zonën Shengen, si dhe diversifikimin e energjisë.Presidenti Radev theksoi se ekonomia e fortë, shoqëria e begatë dhe media e lirë mund të ndërtohen vetëm mbi sundimin e ligjit dhe kjo kërkon që lufta kundër korrupsionit të mos jetë subjekt i konsideratave politike apo të tjera.
Gjatë vizitës së ambasadorit O'Brien janë planifikuar takime me përfaqësues të qeverisë bullgare dhe me anëtarë të komunitetit ndërkombëtar të biznesit. Temat e bisedimeve të ambasadorit O'Brien kanë të bëjnë me promovimin e një mjedisi transparent dhe të favorshëm biznesi, mbështetjen e investimeve të huaja direkte dhe forcimin e shtetit ligjor.
Është planifikuar që diplomati i lartë amerikan të vizitojë edhe një event të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë me pjesëmarrjen e Dhomës së Tregtisë Gjermane dhe Zvicerane, kushtuar forcimit të marrëdhënieve të biznesit transatlantik.
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi shpëtimin e levës, në të cilin do të marrë pjesë edhe eurodeputeti i partisë Petër Vollgin. "Të..
Presidenti Rumen Radev do ta referojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shkak të refuzimit të Asamblesë Kombëtare për të organizuar një referendum me pyetjen: "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane, euron, në vitin..
“E drejta e fëmijëve për arsim dhe e drejta e të rriturve për të pasur akses në vendin e punës janë të kufizuara.” Kështu thuhet në qëndrimin e Unionit të Drejtuesve të Sistemit Publik të Arsimit në Bullgari me rastin e grevës efektive të..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme..