Në fund të studimeve arkeologjike të një objekti nga epoka romake, i regjistruar në jugperëndim të tumës Ostrusha pranë Kazanllëkut, arkeologët hasën një gjetje të rëndësishme, raportoi BTA. Studimi u krye nga një ekip i Muzeut Historik lokal “ISKRA” si pjesë e projektit të bashkisë "Bota Trakase" në kuadër të programit "Rajonet në rritje" 2014 - 2020.
Gjatë gërmimeve u regjistruan 15 struktura arkeologjike. Dy prej tyre janë objekte me karakter ekonomik. Materiali qeramik i zbuluar dhe numri i vogël i gjetjeve të vetme mundësojnë datimin paraprak të këtyre strukturave në shekullin III-IV.
Në një ndërtesë, u gjet një enë e madhe qeramike - një pitos, i përdorur në këtë epokë për të ruajtur drithërat. Këto enë i kanë varrosur në tokë, duke lënë mbi sipërfaqe vetëm gojën e tyre, të mbuluar me kapak.
Pitosi nga Ostrusha të bën përshtypje me përmasat e tij, është shumë i ruajtur, gjë që mundëson ekspozimin e tij së shpejti.Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..