Ministria e Punëve të Jashtme i cilësoi si të papranueshme, të pahijshme dhe absolutisht antibullgare deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë Forumit të Bledit më 29-30 gusht. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e cilëson të rremë deklaratën e Ramës se Bullgaria ka bllokuar në vazhdim të 8 viteve fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. MPJ thekson gjithashtu se retorika antibullgare e Edi Ramës është e kombinuar tashmë me një fokus antievropian dhe një përpjekje për të poshtëruar mekanizmat e procesit evropian. Qëndrimi i Ministrisë sonë të Jashtme thekson se Bullgaria rezervon të drejtën të reagojë në mënyrën e duhur, duke ndjekur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane.
Në përgjigje të deklaratës së MPJ-së bullgare, Edi Rama shkroi në Twitter: “Ndoshta dikush duhet të ndihmojë miqtë tanë nga Ministria e Jashtme bullgare me një përkthim të saktë të deklaratës sime në Bled se si Bullgaria po bllokon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kur të gjithë të tjerët më në fund ranë dakord pas 8 vitesh! Unë thjesht përsërita të njëjtat gjëra që thashë në qershor.”
Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..
Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme,..
Presidenti Rumen Radev nuk pranoi që Kalin Stojanov të mbetet ministër i punëve të brendshme dhe refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e qeverisë së përkohshme të kryesuar nga Gorica Grënçarova - Kozhareva. Kreu i shtetit i kërkoi..