Ushtria ukrainase është tani 30 km larg Hersonit dhe kundërofensiva po përparon në dy drejtime drejt qytetit. Në perëndim, trupat ukrainase po i afrojnë Kiselivkës, dhe në veri kanë sunduar Visokopolja, njoftoi në Telegram nënkryetari i Këshillit Rajonal të Hersonit, Juri Sobolevski. "Visokopolja është Ukraina," njoftoi ai, cituar nga Ukrinform. Ndërkohë, nënkryetari i zyrës presidenciale Kirilo Timoshenko postoi në Facebook një foto të ushtarëve duke ngritur flamurin kombëtar në një ndërtesë që thuhet se është në rajonin Herson, raportoi Reuters.
Në fjalimin e tij të mesnatës, Presidenti Volodimir Zelenski shprehu besimin se flamuri ukrainas do të valojë sërish mbi Gadishullin e Krimesë. “Ne do të çlirojmë të gjitha trojet dhe bashkatdhetarët tanë. Të gjithë mund të shohin se pushtuesit tashmë kanë filluar të ikin nga Krimeja. Kjo është zgjedhja e duhur për ta”, tha presidenti ukrainas.
Nuk ka energji elektrike në një pjesë të madhe të rajonit të Zaporozhie të kontrolluar nga trupat ruse, tha për TASS Vladimir Rogov, një anëtar i administratës ushtarako-civile ruse në rajon. Po hetohen arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike. Sipas burimeve ruse, tre shpërthime janë dëgjuar në Energodar, qyteza ngjitur me termocentralin Zaporizhie.
Ukraina do të marrë 5 miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian javën e ardhshme, tha kryeministri ukrainas Denis Shmigal gjatë vizitës së tij në Gjermani, raportoi Reuters. Fondet do të mbështesin ekonominë dhe ushtrinë dhe do ta ndihmojnë shtetin gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes. Pas takimit me kryeministrin ukrainas, kancelari Olaf Scholz theksoi se është e rëndësishme të planifikohet rimëkëmbja e Ukrainës. Kjo çështje do të diskutohet në një konferencë ekspertësh që do të mbahet më 25 tetor në Berlin me iniciativën e Gjermanisë si kryetare e G-7 dhe të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..