Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian pret që Bullgaria të pezullojë vizat turistike ruse

Ylva Johansson
Foto: BGNES

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson pret që Bullgaria t'i bashkohet masave të propozuara nga Komisioni Evropian për anulimin e dhënies së lehtë të vizave për rusët. E pyetur nëse edhe Bullgaria pritet të zbatojë masat e reja të dakorduara për vendet e zonës Shengen, Johansson tha se pret që vendet e BE-së që nuk janë ende pjesë e Shengenit të zbatojnë ndryshimet e propozuara.

Komisionerja evropiane shtoi se nuk ka më vend për besim mes BE-së dhe Rusisë dhe për këtë arsye për qytetarët rusë duhet të jepen vetëm viza humanitare dhe jo turistike. Koha e aplikimit për viza do të zgjatet, ndërsa tarifat do të rriten nga 35 euro në 80 euro, transmeton BTA.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev shpall një referendum për futjen e euros

Në një fjalim drejtuar popullit, Kreu i Shtetit Rumen Radev njoftoi se po i paraqet Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum kombëtar. Pyetja në të është "A jeni dakord që Bullgaria duhet të miratojë monedhën e vetme..

botuar më 25-05-09 9.19.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperatura minimale do të jetë nga 8 deri në 13 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira me ndërprerje të përkohshme të vranësirave në rajonet perëndimore. Do të ketë reshje shiu në pjesët jugore..

botuar më 25-05-09 7.30.MD

Festuam 80-vjetorin e fitores ndaj nazizmit

Kanë kaluar 80 vjet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja ndaj nazizmit. Dita përkujtimore u shënua me vendosjen e kurorave dhe luleve para Monumentit të Ushtarit të Panjohur me pjesëmarrjen e Kryetares së Parlamentit Natalija Kisellova,..

botuar më 25-05-09 4.38.MD