"Detyra jonë si DJ dhe producentë është të nxisim interesin e të rinjve për muzikën tradicionale bullgare," tha për Radio Bullgarinë Fabrizio Parisi, i cili ka gjak bullgar dhe italian në venat e tij.
Ai ka lindur në Bazel /Zvicër/, dhe jeton aty vetëm derisa është 5 vjeç, kur bashkë me familjen e tij transferohen në Itali. Babai i tij është një producent muzikor nga Italia, kurse takimi me nënën e tij në Bullgari është fryt i një rastësie të thjeshtë derisa ndodhet në Bullgari për disa ditë gjatë viteve 70 të shekullit të kaluar. Puna e babait të tij me super yjet e estradës italiane si Ricchi e Poveri dhe Al Bano dhe Romina Power e bën jetën e Fabrizios dinamike dhe të vështirë, por marrëdhënien me muzikën ia detyron atij:
“Ai ishte njeriu i parë i cili më bëri të ekzekutoj, në vend që të zgjedh të kënduarit, ashtu siç doja unë. Akoma 6 vjeç unë fillova të ekzekutoj muzikë klasike në piano.”
Kujtimet e shkëlqyera të fëmijërisë për Fabrizion janë koncertet që ka ndjekur me të atin, muzika e Santana-s, The Doors, Led Zeppelin.“Akoma që atëherë doja të ngjitesha në skenë dhe të përjetoja emocionet e interpretuesve”, kujtohet Parisi.
Sot muzika rok vazhdon të jetë ndër të preferuarat e tij, por në performancat e tij në skenë ai mbështetet tek hausi, një stil i preferuar nga publiku më i ri.Ndonëse e njeh mirë muzikën popullore bullgare që në vitet e tij si nxënës në shkollën e muzikës në Ruse, Fabrizio bëri eksperimentin e tij të parë me të mezi aty në vitin 2017, kur lindi melodia e njohur Sunbeams.Videoja pranë saj është njëfarë udhëtimi deri tek skajet më të bukura të Bullgarisë.
Sot muzikanti e ndan kohën e tij midis Italisë dhe Bullgarisë, kurse atdheu ynë është një burim i përhershëm i frymëzimit të tij. Dhe pohon se gjatë zgjedhjes së këngës popullore, mbi të cilën do të punojë, niset me një respekt të madh:
“Duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sepse muzika popullore bullgare është pothuajse tërësisht me ritme të pabarabarta – shpjegon artisti. Një pjesë e madhe nga muzika popullore është krijuar gjatë 5 shekujve në të cilat kemi qenë nën sundimin osman. Prandaj historitë e treguara në këngët, mbajnë në vetvete shpresën për një të ardhme më të ndritshme.
Gjëja tjetër e cila më drejton në zgjedhjen e këngës është zëri, i cili e këndon. Është shumë e rëndësishme të zgjedh zërin e drejt, i cili e di sesi do të tingëllojë në 40 000 W tingull, do të hyjë në zemrat e njerëzve dhe do t’i bëjë të dridhen. Zgjedhja e një kënge konkrete, e cila të fillojë të jetojë një jetë të re përmes remiksit është vetëm një pjesë nga detyra përgjegjëse të cilën e ka çdo një DJ ose producent, sqaron Fabrizio Parisi:
“Çdo një shtet ka folklorin e tij, por ai është i “mbyllur” mes një rrethi të ngushtë njerëzish, të cilët janë publiku i tij. Prandaj është shumë mirë, kur mundesh të përdorësh një pjesë nga kjo muzikë në melodinë tënde dhe ajo hyn nëpër klube. Kjo fitore na kthen ne, DJ dhe producentët, në një lloje edukatorësh, gjë që është shumë e mirë. Qëllimi ynë është që të rinjtë të dëgjojnë dhe po t’u pëlqejë të pyesin se nga vjen kjo muzikë, të interesohen dhe të kërkojnë hollësira.”
Sa u përket mundësive të interpretuesve bullgar për një sukses jashtë vendit, Fabrizio është kategorik se ato janë mjaft të barazuara me këto të të tjerëve nëpër botë. Problemi është në konkurrencën, e cila është e madhe dhe e bën suksesin të vështirë.
“Me paraqitjen e internetit u zhduk kufizimi territorial. Tanimë nuk ka rëndësi se ku ke lindur, ku jeton ose punon. Ju jap një shembull me Imanbek, i cili është një nga mbajtësit e fundit të çmimit “Grami”. Ai është nga Kazakistani dhe jeton në një qytet të vogël aty. Tanimë çdo gjë e cila është me rëndësi është cilësia e produktit përkatës, dhe jo kush dhe ku e ka krijuar.”
Foto: Facebook /@ Fabrizio Parisi
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..