Ekonomia bullgare shënoi një rritje prej 0,8 për qind në tremujorin e dytë të vitit krahasuar me 3 muajt e parë, sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në bazë vjetore, rritja është 4%. Kontributin më të madh në rritjen e vlerës së shtuar bruto në vend e е ka sektori i industrisë, ku rritja është 11.9 për qind. Një rritje prej 5.6 për qind është raportuar edhe në telekomunikacionin dhe krijimin dhe shpërndarjen e informacionit. Rritje me 4.7 për qind shënoi edhe sfera e shërbimeve dhe e tregtisë. Sipas të dhënave paraprake, në tremujorin e dytë të vitit 2022, PBB-ja e gjeneruar arrin në 19.9 miliardë euro, me 2918 euro për person.
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..