Me muzikë dhe vetëm me muzikë është e përmbushur jeta e muzikantit të njohur nga qyteti Asenovgrad Dimitër Angellov. Kërkimet e tij krijuese në gjininë e muzikës trake, folklorin qytetar, aktivitetet e regjistrimit janë me shumë drejtime. Dimitër Angellov është fizarmonicist virtuoz, solist i valleve të stilizuara trake, një njeri i cili vet aranzhon repertorin e tij dhe drejtues i grupit të krijuar prej tij “Grupi popullor i Asenovgradit” gjatë vitit 1965. Është një nga muzikantët e kuartetit unikal “Rodoljubie”/atdhedashësi/, i formuar prej muzikantëve që u bien harmonikave të gojës. Gjendja shpirtërore festive si dhe shkëlqimi janë karakteristike për krijimtarinë e tij festive.
Shumë herë me radhë ai ka qenë për vizitë në Turqi, Çekosllovaki, Gjermani dhe Qipro...Punon me këngëtaret e njohura Kalinka Vëllçeva, Elena Gramatikova, Irina Traçeva, Ivanka Angellova e të tjerë. Muzikanti e njeh edhe gjininë e folklorit qytetar me grupin e drejtuar prej tij “Vëllshebni Mellodii”/ melodi magjepsëse/, me të cilët fiton dhe çmime të shumta prestigjioze në festivale dhe konkurse të ndryshme. Këngët maqedonase po kështu bien në gamën e tij muzikore - ai është drejtues i korit pranë shoqatës maqedonase “Dimo Haxhidimov” në Asenovgrad. Incizimet e tij të para për fondin e Radios Kombëtare Bullgare ai i bën akoma gjatë vitit 1966. Ka një diskografi të pasur si fizarmonicist dhe autor i aranzhimeve, të përfshira në albume të shumta.
Për Radio Bullgarinë Dimitër Angellov thotë:
“Fizarmonika...Më mahniti vëllai im Angell Angellov, i cili është 5 vjet më i madh se unë.Ai ishte muzikant në orkestrën e frymëmarrjes në qytetin Asenovgrad. Mësuesi i tij e kishte mësuar të ekzekutojë dhe në fizarmonikë. Kështu më tërhoqi dhe mua, saqë nuk më zinte gjumi. Kur vinte tek ne gjatë kohës së pushimeve unë e dëgjoja me kënaqësi të madhe tingullin e fizarmonikës. Kështu që, vëllai im është mësuesi i parë dhe i fundit. Gjatë viteve nuk jam marrë me asgjë tjetër. Kjo qe ëndrra ime e vetme, dëshira e vetme në jetë. Gjatë vitit 1993 incizova një disk, që ishte një novitet në atë kohë. Realizova dhe incizime në Radio Sofjen. Më e rëndësishmja për mua qe, se incizova një album me këngëtarin e madh Kostadin Gugov. Ky ishte albumi i tij i fundit përpara se të largohet nga kjo botë.
Dimitër Angellov tregoi po kështu se djali i tij - Rumen Angellov merr pjesë në realizimin e albumeve në studio:
“Ai më ndihmoi, sepse unë nuk e zotëroja kompjuterin. Më tregoi programet, me të cilat të punoj, për të cilën unë i jam shume mirënjohës. Djali im është një muzikant shumë i mirë si dhe aranzhor. Jeta ime ecën vetëm dhe vetëm me muzikë. Kjo është dhe ëndrra ime e realizuar - të cilën ia uroj secilit. Kam dhe respektin e njerëzve. Më bënë qytetar nderi të qytetit Asenovgrad. Unë jam i kënaqur nga rruga ime muzikore. Shpresoj që aty rreth 1 nëntorit, bashkë me kolegë të festojmë jubileun tim.”
Shëndet dhe akoma shumë koncerte të shkëlqyera të ndjekin rrugën muzikore të Dimitar Angjellovit!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë..